Kulturë

Programe Kur'anore në Xhaminë e Imam Aliut

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Qendra Kulturore e Iranit në Irak ka organizuar programe të ndryshme Kur'anore në Xhaminë e Imam Aliut  në Naxhaf.


    Sipas degës së  agjencisë IKNA, në Azinë Perëndimore, programet janë mbajtur nga një Grup Kur'anor i dërguar nga Qendra Ndërkombëtare Propagandiste Lidhur me Kulturën Islame dhe Organizatën për Marrëdhënie (ICRO).


     Përveç në Xhaminë e Imam Aliut, programet do të zhvillohen edhe në disa xhami të tjera të Naxhafit, në Xhami të Kufes etj.

     Kanale satelitorë në Irak kanë transmetuar gjallë sesionet e këndimit të Kur'anit të mbajtura nga grupi.


      Programet Kur’anore për Ramazan nga Qendra Kulturore Iraniane në Naxhaf janë pranuar shumë mirë nga myslimanët e qytetit dhe një numër i madh i njerëzve po merrë pjesë në seanca.