Turqi

Policia turke përplasje me protestues kurd

src=http://mediaelire.net/images/cizre%20protesto.jpg

Policia turke është përplasur me demostrues kurd në jug-lindje të qytetit të Xhizres, të cilët po protestonin kundër planit të Ankarasë për të ngritur një mur afër kufirit me sirinë.


Policia përdori ujë të ftohtë dhe gaz lotsjëllës për të shpërndarë protestën e së dielës.

Protestuesit kurd thanë se muri I ndan ata nga familjet e tyre në anën siriane të kufirit.
Turqia ka nisur ndërtimin e murit muajin e kaluar në Nusajbin, një zonë kufitare në veri të qytetit sirian të Kamishlit.
Ankaraja është shpreshur se është e shqetësuar për përhapjen e dhunës nga veriu I Sirisë.
Qeveria turke është një mbështetëse e fortë e kryengritësve në Siri, duke u siguruar atyre armë, trainime dhe strehim.
Në fillim të muajit tetor, presidenti sirian Basha Al-Asad, bëri jehonë duke paralajmëruar se Ankaraja do ta paguajë shtrenjtë për mbështetjen e militantëve, pasi ata do të kthehen kundër strehuesit të tyre.

Turqia ka një vijë kufitare prej 900 km me Sirinë. Militantët kanë munduar të depërtojnë në vendin arab pa u vënë re në disa zona të thella.

Vëzhguesit thonë se me përparimi e ushtrisë siriane drejt veriut, Ankaraja nuk ka zgjidhje tjetër veçse të mbyllë kufijtë e saj dhe ta mendojë sërish politikën e saj ndaj Sirisë.
Siria është mbërthyër nga trazira vdekjeprurëse që pej vitit 2011. Sipas raporteve, fuqitë Perëndimore dhe aleatët e tyre rajonal, veçanërisht Katari, Arabia Saudite dhe Turqia, po mbështesin militantët që veprojnë Brenda Sirisë.