Militantët në Siri përhapin islamofobinë
Një autoritet i lartë fetar iranian Sunni thotë se të huajt i përkrahin militantët Takfiristë që operojnë brenda në Siri dhe këta janë duke e përhapur islamofobinë në të gjithë botën.
Në një intervistë në TV, për shtyp, të enjten, më 31 Tetor 2013, Mulavi Abdulhamid Ismailzahi i përshkroi militantët që po luftojnë kundër qeverisë së presidentit sirian Bashar al -Assad si ekstremistë devijantë.
Ai tha : Duke përdorur dhunën ekstreme, kryengritësit tekfiristë po nxisin urrejtje jo vetëm brenda botës myslimane, por ata, gjithashtu, po i kthejnë jomyslimanët kundër myslimanëve .
Autoriteti i lartë fetar, Mulavi Abdulhamid Ismailzahi tha se këto grupe kërkojnë të monopolizojnë Islamin dhe të tjerët konsiderohen si jo-besimtarët .
Më tej ai i bëri thirrje të gjitha grupeve Takfiriste të pranojë racionalizmin dhe mësimet e vërteta të Islamit, dhe të heqin dorë nga dhuna dhe ekstremizmi.
Siria ka qenë e kapluar nga trazirat vdekjepruese që nga viti 2011. Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre rajonal - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po mbështesin militantët që veprojnë brenda Sirisë .
Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga dhuna.
Më 7 tetor 2013, OKB-ja tha se mbi katër milionë sirianë të tjerë do të jenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në vitin 2014, për shkak të konfliktit të shkallëzuar në vend.
Dy milionë sirianë pritet të strehohen jashtë vendit, ndërsa 2.250.000 janë parashikuar për t'u zhvendosur brenda vitit të ardhshëm.