Diplomatët e dehur Sauditë i shmangen ligjit në Angli
Diplomatët Sauditë janë kapur të dehur në ngarje në Britani, por janë shmangur nga ndonjë akuzë ligjore ose ndonjë gjobë, bazuar në statusin e tyre diplomatik të imunitetit.
Shkeljet nga ana e diplomatëve Sauditë
ishin në mesin e 14 shkeljeve më serioze dhe të rëndësishme të
cituara nga Scotland Yard për vitin e kaluar për grupin me imunitet diplomatik,
njoftoi RT të mërkurën.
Parlamentari, Nën-Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme dhe të Komonuelthit (FCO), Mark Simmonds zbuloi shkeljet e kryera nga diplomatët në Britani në një deklaratë drejtuar parlamentit britanik të martën.
Gjashtë nga pretendimet e bëra kanë
qenë për vepra për ngarje në gjendje të dehur.
Diplomatët sauditë që i shmangen
akuzave nuk ishin të emëruar, megjithatë, raportet thonë se është e
kuptueshme që ata do të marrin dënime në shtëpi nga zbatuesit e familjes
mbretërore të Arabisë Saudite.
Një diplomat nga Kuvajti, një shtet
tjetër në Gjirin Persik, gjithashtu, qëndronte
i akuzuar për ngarje në gjendje të dehur.
Kjo është kështu, ndërsa konsumimi i
alkoolit është i ndaluar në mënyrë rigoroze si në Arabinë Saudite ashtu dhe
Kuvajt me dënim të ashpër për shkelësit e zakonshëm.