Iranianët të vendosur për të mbrojtur të drejtat
Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani tha se kombi iranian përkrah bisedimet dhe logjikën, por do të mbrojë të drejtat e veta.
Rouhani tha në një sesion të kabinetit të dielën,:
” Populli iranian, krahas bisedimeve, do të rezistojë kundër presionit të huaj dhe agresivitet duke u mbështetur në forcën kombëtare, vendore ”.
Ai shtoi se politika e administratës dhe popullit iranian është e bazuar në luftën kundër shtypjes, me qëndresë duke mbrojtur pavarësinë kombëtare, si edhe me bashkëpunimin, ndërveprimin konstruktiv me vendet të ndryshme.
Kryetari, Hassan Rouhani theksoi:
Negociatorët iranian me vendet P5 +1, kërkojnë për të rivendosur të drejtat e kombit iranian me anë të logjikës dhe të diplomacisë dhe natyrisht vija e kuqe e tyre është që të drejtat e njerëzve, pavarësia e vendit ... dhe ndërveprimi efikas dhe konstruktiv me botën .
Ai shprehu mirënjohjen për fjalët përkrahëse të Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei për ekipin negociator të Iranit me grupin e gjashtë fuqive të mëdha botërore.
Të dielën, më 3 nëntor 2013, Ajetullah Khamenei theksoi për negociatat bërthamore mes Iranit dhe anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB -së - Rusia, Kina, Franca, Anglia dhe SHBA - plus Gjermania dhe mbrojti ekipin iranian negociues kundër kritikave.
Kryetari iranian, Hassan Rouhani më tej shprehu shpresën se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe fuqive të tjera do të bëjnë, do të shfrytëzojnë sa më mirë hapësirën e krijuar këto ditë për ndërveprimin e Iranit me botën.