Kulturë

Ekspozita e Kur'anit ndihmon njerëzit që të jenë më afër Librit të Shenjtë

Ministri iranian i Arsimit tha se Ekspozita Ndërkombëtare e Kur’anit  është një rast që ndihmon njerëzit për të marrë më shumë njohuri rreth  Kur’anit.

  
    Duke folur të premten, në Qendrën për Shtyp, për Ekspozitën Ndërkombëtare të Kur’anit, Ali Asghar Fani shtoi se njerëzit e kanë marrë ngrohtësisht Ekspozitën e 22-të  Kur'anore, sidomos në ditët e fundit.


    Duke vizituar Ekspozitën Kur'anore, njerëzit kërkojnë të përfitojnë më shumë nga virtytet e muajit të shenjtë të Ramazanit, tha ministri, Ali Asghar Fani.


    Në vende të tjera në fjalën e tij, anëtari i kabinetit tha se vetëm duke lexuar Kur'anin e Shenjtë nuk është e mjaftueshme, por është një prelud për të menduar për Librin e Shenjtë.


     Ai shtoi se duhet të bëhen përpjekje për t'i bërë njerëzit të kenë më shumë njohuri me mësimet e Kur'anit dhe Ekspozita e Kur’anit ka për qëllim të lëvizë  në atë drejtim.