Konferencë mbi ”Sa’adiun dhe Përtëritjen Letrare” që do të mbahet në Romë
Qyteti historik i Romës do të jetë mikpritës i Konferencës me titull ”Sa'adiu dhe Letërsia e Përtëritjes”, e cila është planifikuar të mbahet në muajin nëntor, 2014, në bashkëpunim mes qendrave të ndryshme kulturore dhe mes qendrave kulturore iraniane dhe italiane.
Universiteti i Romës, Biblioteka Kombëtare
Qendrore e Romës, Fondacioni i Iranit “Sa'adi”, atasheu kulturor iranian në Romë dhe
Instituti i Qytetit të Librit i Teheranit së bashku do të organizojnë
Konferencën për veprat e poetit legjendar iranian dhe mistikut Sa'adi Shirazi.
Zëvendës Drejtori i Institutit të
Qytetit të Librit i Teheranit, Ali Asgar Muhammed-Khani tha se në harmoni me
konferencën, një version i ri i poezive
të përmbledhura të Sa'adiut, të përkthyera në italisht do të botohet.
Duke udhëtuar për në Itali, Muhammed-Khani
u takua me dijetarët italiane të gjuhës persiane, të tillët siç janë Profesori,
Iranologu, Gianroberto Scarcia, i cili i ka përkthyer poezitë e përbledhuna të
Hafizit (Divanin) italisht, dhe gruaja e tij, Prof. Biancamaria Scarcia, e cila
ka kryer hulumtime të shumta rreth gjuhës persiane, rreth Islamit, dhe studime
shi’ite.
Këto takime do të përgatisin terrenin
për mbajtjen e Konferencës ”Sa’adiu dhe Përtëritja Letrare.”