Provincat sunnite në Irak organizojnë batalione për të luftuar kundër ISIL-it
Kryetari i Grupit të Dijetarëve të Irakut, Shejh Halid Al-Mulla tha se batalionet janë duke u organizuar në provincat sunnite për të luftuar kundër terroristëve të grupit të ashtuquajtur Shtetit Islamik në Irak dhe Levant (ISIL).
Shejh Halid Al-Mulla tha se batalionet janë formuar nën emrin Batalionet e Mbrojtjes Kombëtare në provincat sunnite në përgjigje të fetvas (vendimit) të Autoritetit Suprem Fetarë si dhe fetvas së dijetarëve sulni, i cili bëri thirrje për xhihad kundër terroristëve.
“Batalionet e Mbrojtjes Kombëtare” kanë filluar të formohen në provincat sunnite dhe synojnë për të mposhtur terroristët në Mosul, i tha Agjencisë News Alforat Shejh Halid Al-Mulla.
Këto batalione, të cilat
vullnetarisht u krijuan në përgjigje të fetvas
të Autoritetit Suprem Fetarë dhe Dijetarëve Sunni, janë të vendosur për çlirimin e Mosulit në bashkëpunim me ushtrinë e Irakut, shtoi autoriteti fetar sunni.”