Suudi Arabie

Jo - muslimanët në Arabinë Saudite i gëzohen Ramazanit

Jo-muslimanët në Arabinë Saudite po përpiqen të bashkohen në  vëzhgimet, agjërimet ditore gjatë muajit Ramazanit.


     Jo myslimanëve ju është dhënë një rast i mirë për të mësuar mësime të vlefshme morale në jetë me anë të agjërimit duke agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit në vendet myslimane.


    Kjo është hera e parë që agjëroj dhe të  jem i sinqertë është shumë e vështirë, por unë u përpoqa të mbetet normal, tha Chariz Serrot, i cili ka agjëruar bashkë me punëdhënësin e tij në Arabinë Saudite, tha të  hënën, më 30 qershor 2014,  për agjencinë Arab News.

 

    Është e vështirë, por unë kam kërkuar gjithmonë të nisëm në këtë udhëtim shpirtëror dhe ta konsiderojë atë si një mënyrë, si një  ushtrim  shpirtëror edhe pse unë nuk jam musliman.


    Një nga jo-muslimanët, Serrot, ka vendosur të shkojë në Arabinë Saudite për të bërë hulumtimet e tij.


     Duke u përballur me vështirësi, ata thanë se praktika muslimane nxitë etikën dhe durim.


     Neil Grajo, një tjetër jo-musliman, ka thënë se ai ka mësuar mësime shumë të vlefshme duke agjëruar me bashkëpunëtorët e tij myslimanë.  


    Grajo nga Filipinet deklaroi se njerëzit mund të kenë një jetë më të mirë, ndërsa agjërimi i bënë ata më të përmbajtur nga shprehitë, nga zakonet e dëmshme.


    Ramazani mund të jetë e mirë për një vend si Filipinet, ku duhani dhe pijet alkoolike janë të përhapura shumë, ato jo vetëm që dëmtojnë ekonominë, por edhe shëndetin publik, tha Grajo.


    Agjërimi  ka për qëllim për t’ju mësuar myslimanëve durimin, vetë-kontrollin dhe shpirtëroren, dhe koha gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të shfrytëzohet sa më shumë në shërbim të All-llahut, me lutje, lexim të Kur’anit Fisnik dhe me vepra të mira.