Islami për të rinj Konferencë e planifikuar në Berlin, Gjermani
Edicioni i dytë i një konference me titull Islami për rinj do të mbahet nga Fondacioni Mercator i Universitetit Humboldt në Berlin, Gjermani.
Sipas degës së agjencisë IKNA në
Evropë, Departamenti i Senatit për Punë,
Integrim dhe Çështje të Grave në Berlin do të bashkëpunojnë në organizimin e
konferencës.
Konferenca është planifikuar të ketë
një qasje arsimore, kurse programi ka për qëllim të ofrojë një mundësi për
muslimanët e rinj dhe jo-muslimanët për të shkëmbyer pikëpamjet dhe përvojat e
tyre.
Roli i muslimanëve dhe i Islamit në
shoqëri dhe në jetën shoqërore dhe bashkëjetesa në mes muslimanëve dhe
jo-muslimanëve në Berlin do të hulumtohen në këtë konferencë.
Edicioni i parë i konferencës u
mbajt vitin e kaluar dhe edicioni i dytë pritet të mbahet në shtator, 2014.