Amerike

Bonnie Dhe Clyde”, Dashuria Kriminale Që Trronditi Fbi-Në.

Clyde Barrow  dhe  shoqja  e  tij, Bonnie Parker ishin  dy  të  rinj  të  cilët  bënë  histori  me  aktivitetin  e  tyre  kriminal  duke  u  frymëzuar  nga  dashuria  James  Bond-iane.  Ata  u  shquan  për  veprat  më  të  mëdha  kriminale  të  bëra  për  një  vit  të   vetëm  duke  u  arratisur  si  dashnorë  në  një  aventurë  adoleshentësh  me  pasoja  vdekje  të  një  rrezikshmërie  të  lartë. Ata  u qëlluan fatalisht nga oficerët në një pritë pranë Sailes, Bienville Parish, Louisiana më 23 maj 1934, pas  një  nga  mafjozllëqet më të gjalla  dhe spektakolare që  kombet  kishin  parë  deri  në  atë  kohë. Barrow ishte i dyshuar për vrasje të shumta dhe ishte i kërkuar  për  akuzat e vrasjes,  grabitjes,  dhe  të rrëmbimit.

. Në  bazë  të  denoncimeve  nga  drejtime  të  ndryshme  për  vjedhje  të  disa makinave  nga  një  cift  i  ri,  më  20 maj, 1933, Komisioneri  i  Shteteve  të  Bashkuara  në  Dallas, Texas,   lëshoi  ​​një  urdhër   të  prerë  kundër  Clyde  Barrow  dhe   dashnores  së  tij   Bonnie  Parker, duke i akuzuar ata për  vjedhje  të   Transportit   Ndërshtetëror,  nga  Dallas  në  Oklahoma, e  automobilave   të  vjedhura    në Illinois.  FBI  pastaj  filloi  kërkimin  e  vet   për  këtë  pale  të pakapshme  dhe  super  të  rezikshme.

NJOHJA BONNIE-CLYDE

 Bonnie  dhe  Clyde u takuan në Teksas  në  Janar, 1930. Në atë kohë, Bonnie  ishte 19-cjeve  dhe  e  martuar me  një  të  burgosur  për  vrasje.                                                                      Clyde  ishte  21-vjec  dhe  i  pa-martuar.  Menjëherë  pas  njohjes,  ai  u  arrestua  për  një  vjedhje  dhe dërguar  në  burg.  A i u arratis  duke përdorur  një  armë. Bonnie  ishte  bashkëpunëtorja  e  tij.  Ata  u  ri-kapën  dhe  u  dërgua  përsëri  në  burg. Clyde u lirua  në shkurt 1932, me  të  u  bashkua  Bonnie, dhe rifilloi një jetë  e  tyre  e  krimit,  por  kësaj  radhe  si  një  cift  dashnorësh.    

Përveç   vjedhjeve  të   automobilave, Bonnie dhe Clyde ishin të dyshuar në krime të tjera.  Në kohën që u vranë në vitin 1934, ata mendohet  të  kenë  kryer  13  vrasje  dhe  disa  grabitje  edhe  vjedhje me me  dëme  materiale.  Barrow, u  dyshua   për   vrasjen e dy oficerëve të policisë në Joplin,  ku  njërin  nga  oficerët  e  vret  vet  Boonie  me  gjakftohtësi  e dhe   rrëmbimin e një burrë  dhe një gruaje   në Luiziana.   Ai i liroi  ata  pranë Waldo, Texas.   Më  pas  pasuan  shumë  vrasje  të  tjera  riushtaz  duke e lidhur këtë palë me plaçkitje  bankare  dhe  vjedhjeve  të  automobilave. Clyde  pretendohet  se  ka   vrarë  një  njeri  në  Hillsboro, Texas.  Ka   plaçkitur  në  LUFKIN  dhe  Dallas, Texas.  Ka  vrarë  një  sherif dhe  plagosur  një  tjetër  në  Stringtown, Oklahoma. Vodhi  një  automobil  në Victoria, Texas.  Më  pas   ka   tentuar   të  vrasë  një  deputet  në  Wharton, Texas. Është   angazhuar   në  vrasje   dhe   vjedhje të   Abilenës   dhe   Sherman në   Teksas.   , Ka  rrëmbyer  një   sherif  dhe  shefin   e  Policisë  në Wellington, Texas  dhe  ka  bërë  një  vrasje  me  gjakftohtësi  në  Joplin  dhe  Columbia, Missouri.

Vrasjet  dhe  vjedhjet  e  Clyde  u  bën  në  bashkëpunim  intensive  të  së  dashurës  së  tij  Bonnie. Thuhet  se  cifti  u  ndihmua  edhe  nga  vëllai  i  Clyde  Ivan  M. Barrow,  edhe  ky  me  precedent  penal  të  mëparshëm.   Pasi  ai  u  arrrestua,  Bonnie  dhe  Clyde  e  vazhduan   karrierën  e  tyre  kriminale  të  vetëm.

Pas  shumë  përpjekje  të  policisë  së  Texas-it  për  të  kapur  ciftin  e famshëm,  ata  u  riarratisën   sërisht  edhe  përpjekjet  shkuan  bosh. FBI  kishte   juridiksion   vetëm  mbi  akuzën  e  transportimit  të  një  makine  të  vjedhur, edhe pse aktivitetet  e  agjentëve të  Byrosë  ishin  të  fuqishme dhe  të  pandërprera.  Çdo e dhënë është ndjekur, njoftimet  “Wanted,  shenjat e gishtave,  fotografi,  përshkrimet , dosjet   penale  dhe  të dhëna  të  tjera  janë  shpërndarë për  të  gjithë  zyrtarët.  Më  pas  agjentët e FBI  zbuluan  se  Bonnie dhe Clyde kishte  qenë  duke   ngisur  një  makinë  të  vjedhur  në  New Orleans.

Në  mëngjes  më 23 maj, 1934, një grup i armatosur i përbërë nga oficerë të policisë nga Luiziana dhe Teksasi, duke përfshirë Texas Ranger Frank Hamer, e  fshehën   veten  në  shkurre përgjatë autostradës pranë Sailes,  Louisiana.  Në mesditë  u  shfaqën  Bonnie dhe Clyde  në  një  automobil dhe kur ata u përpoqën për tu  arratisur,  oficerët  hapën   zjarr. Bonnie dhe Clyde u vranë në cast  me  36  plumba  me  një  brreshëri  të  jashtëzakonshme  automatikësh.  Cifti  mbeti  i  vdekur  në  vend.

Vdekja  e  Bonnie  dhe  Clyde  hapi  debate  të  thella  mediatike  ku  Policia  e  FBI  u  akuzua  se  i  vrau  ata në  gjkftohtësi  pa  ju  dhënë  mundësinë  e  gjykimit  Federal.  FBI  u  kundërpërgjigj  se  ky  dënim  ishte  më  e  pakta  që  mund  të  kishin  kërkuar  viktimat  bazuar  në  biografinë  e  tyre  kriminale. Jeta  mafjoze  e ciftit  ja  kaloi  edhe  terrorit  të  Pablo  Eskobar  i  quajtur edhe  si “Mbreti  i  Krimit”  gjakftohtë. Bonnie  dhe  Clyde  u  njohën  dhe  u  respektuan  nga  brezat  pasardhës  për  veprat  e  tyre  trimërore  edhe  pse  precedente.  Ata  u  kujtuan  nga  shumë  shkrimtarë,  poet,  regjizor  edhe  këngëtarë  me  famë  Botërore.  Jeta  e  ciftit  Bonnie-Clyde  u  risoll në  forma  Traileri  “Bonnie  and  Clyde”  e  luajtur  nga  dy  aktorë  Hollywood-ianë  edhe  në  këngën  me  të  njejtin  titull e kënduar  nga  JZ  dhe  Bionce.  Një  ngjarje  e  gjallë  historike  e  cila  do  të  mbetet  më  e  vështira  në  dosjet  e  FBI-së  edhe  pas  200  vjetësh  ngjarje  kriminale  të  ndodhura deri më sot.