Dijetarët irakianë dënojnë shkatërrimin e xhamive nga ISIL-i
Kuvendi i Dijetarëve të Irakut i kryesuar nga Halid al-Mulla dënoi shkatërrimin e xhamive të shenjta nga terroristët e të ashtuquajturit Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë në rrethin e Talaafarit.
Shkatërrimi i xhamive nga
ISIL-i është në serinë e krimeve të tyre që përpiqen të dëmtojnë cilësinë e
jetës shoqërore të komuniteteve të Irakut, thuhet në një deklaratë nga Kuvendi i
Dijetarëve të Irakut, sipas njoftimit të Agjencisë së Lajmeve Alforat.
ISIL-i dyshohet si një
organizatë që nga formimi i saj ka për qëllim për të sulmuar unitetin mes
muslimanëve duke nxitur rebelime sektare dhe për prezantimin e imazhit të
shtrembëruar të Islamit, thuhet në këtë deklaratë.
Ne i bëjmë thirrje dijetarëve të muslimanëve për të denoncuar me forcë krime të tilla, thuhet në fund të deklaratës.