Amerike

SHBA orkestron terrorin e ISIL-it në rajon

    Një komandant i lartë i Iranit thotë se Shtetet e Bashkuara po orkestrojnë luftën e vazhdueshme terroriste nga militantët tekfiristë të ISIL-it në Irak. 

    Zëvendës Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit Gjeneral Brigade,  Masoud Xhezairi tha të dielën se trazirat në Irak, Siri dhe vende të tjera të rajonit nuk mund të shihet thjesht si  ngjarje të rastit nga grupet terroriste, por në të vërtetë janë pjesë e strategjisë së sistemit arrogant për t’u përballur me Zgjimin Islamik .
    Pas dështimit të politikave ngatërrestare të Perëndimit, ai e ka përqendruar strategjinë e tij kryesore duke nxitur luftëra sektare dhe etnike në rajon, shtoi  Xhezairi.
      Ai theksoi se armiku kërkon për të bllokuar formimin e shteteve të pavarura dhe demokratike, të garantojë sigurinë e regjimit të Izraelit për të shtypur rezistencën kundër cionizmit, dhe për të parandaluar krijimin e pushteteve të pavarura rajonale të cilat do të qëndrojnë përballë fuqive arrogante perëndimore.

     SHBA kërkon për të [zbatuar] ndryshimet themelore, të dobësojë fuqitë rajonale dhe të thyej rezistencën në rajon, theksoi  Xhezairi.

Komandanti iranian tha se SHBA po bënë përpjekje që të bënë më shumë presion mbi rezistencën, duke krijuar një front të ri në Irak, duke shtuar, Është kjo rezistenca e cila nuk do të lejojë që armiku të kalojnë linjat e saj të kuqe.
     Iraku është aktualisht duke përjetuar një valë dhune, që po  shkallëzohet pasi militantët  e grupit terrorist ISIL morën kontrollin e sipërfaqeve të mëdha të vendit, duke përfshirë edhe qytetet kryesore në muajin e kaluar. Forcat irakiane janë duke ecur përpara me luftën e tyre kundër militantëve të grupit terrorist, të cilët kanë kërcënuar se me luftë do të marrin Bagdadin.
      Kombet e Bashkuara thanë të martën e kaluar se dhuna mori jetën e 2.417 irakianëve në muajin qershor, duke e bërë atë muajin më  vdekjeprues deri tani në këtë vit.
    Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se një milion banorë janë zhvendosur në Irak deri më tani, këtë vit.