Kur'ani shumë më përpara se shkenca moderne
Dijetar i shquar i Irakut, profesor Hamid Al Naimi, në Universitetin Sharxhah, duke dhënë një ligjëratë për Çmimin Ndërkombëtar të Kur'anit të Shenjtë në Dubai ka shpjeguar në detaje se si Kur'ani i Shenjtë është shumë më përpara se shkenca moderne në zbulimin e fakteve.
Ai tha se shumë zbulime të fundit
të bëra nga shkenca moderne janë përmendur në Kur'an, të shpallura mbi 1.400
vjet më parë.
Universi po zgjerohet, dhe do të
vijë në një fund dhe do të vdes si të gjitha krijesat. Kjo është një nga shumë
faktet e mrekullueshme të universit tonë - të përmendura në Kur’anin e Shenjtë –
thuhet gjatë ligjëratës së tretë të programit kulturor për Çmimin Ndërkombëtar të
Kur'anit të Shenjtë në Dubai, mbajtur të
martën në mbrëmje.
Ligjërata gjurmon, hulumton, udhëtimin
e universit siç është përmendur në Kur’an, sipas raportit të Ahmed Shaaban të
botuar në Khaleej Times.
Duke iu referuar teorisë së Big Bengut,
e cila është propozuar për herë të parë në vitin 1927, Dr. Al Naimi ka cituar ajetin në suren El-Enbija, 21:30 të Kur’anit: A
nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj Ne e ndamë
dhe e bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besoni ?”
Për elaborimin e ajetit, Dr. Al
Naimi ka thënë: Allahu i Plotfuqishëm thotë se universi ishte 'një
entitet' i materialeve dhe energjisë që 'ndau' në atomet dhe elektronet -
zhurmë e madhe - pastaj në nebulas të gazit dhe pluhurit, nga të cilat
graviteti formojë galaktikat me miliarda yje në to, dhe dielli ynë është vetëm
një nga këto yje.
Dr. Al Naimi, i cili është, gjithashtu,
Dekan i Kolegjit të Shkencave, tha se toka, e cila është konsideruar si një
krijesë e gjallë nga gjeologët, është i vetmi planet i banueshëm që Allahu e ka
përgatitur për të gjitha llojet e gjallesave.
Toka, (që është) jo shumë e
nxehtë apo e ftohtë si planete të tjera, është e mbrojtur me 27 mburoja, duke
përfshirë atmosferën dhe një fuqi magnetike, sikur përmendet në Kur’an, 16:81; ku shkruan:
All-llahu ka bërë për ju, Ai ka krijuar, hijet ' tha ai.
Duke cituar ajetin 7 të surës 51 të
Kur’anit, ai ka thënë: (Betohem) për qiellin e stolisur me yje” 'Shkenca
ka provuar se nuk ka hapësirë të vetëm në univers dhe të gjitha objektet janë
të endura fort. E ashtuquajtura hapësirë është e mbushur vërtetë me gaz dhe
pluhur, dhe çdo objekt noton në një orbitë të caktuar me ekuilibër në univers,
siç pohohet në Kur’an, 36:41, ku
shkruan: Me të vërtetë Allahu mban ekuilibrin e qiejve dhe të Tokës që të
mos shkatërrohen!”
Dr. Al Naimi tha se universi
përfshin miliarda galaktika dhe më i afërt i tyre për ne është triliona
kilometra larg. Çdo galaktikë përmban 100 miliardë yje, dhe dielli jonë, i
cili është krijuar pesë miliardë vjet më parë, është një. Si mund një univers i
tillë aq i madh mund të jetë krijuar nga kaosi?
Dr. Al Naimi tha se universi po
zgjerohet siç pohon edhe Kur’ani në suren 51, ajeti 47, ku shkruan: . Dhe
Ne kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe me siguri Ne me të vërtetë e zgjerojmë
atë.
Kjo dëshmon Bing Bengun e parë të madh. Në të vërtetë, gjithësia
gjithmonë është zgjeruar.
Universi, tha Dr. Al Naimi, një ditë do të vdes, një vdekje e pamohueshme
dhe përmendi Kur’anin, suren 53, ajeti 1, ku shkruan:
Betohen në yllin kur perëndon.'
Këto rënie si dhe vdekja
e yjeve kthehet në vrima të zeza, të cilat pengojnë gjithçka nga ikja dhe përfshijnë
universin me gravitetit e saj siç është përmendur në Kur’an, në suren 81,
ajetet 15-16, ku shkruan: “Betohem në
yjet, planetet, që tërhiqen, që lindin dhe perëndojnë.”
Universi, ashtu si qeniet e
gjalla, rritet, rriten, vjetrohet, vjetrohen, dhe 'drejtohet ' drejt fundit të tij, siç është
përmendur në Kur’an në suren 21, në ajetin 104, ku shkruan: Atë ditë, Ne
do ta palosim qiellin, ashtu siç paloset letra e librit. Ashtu siç e filluam krijimin
e parë, Ne do ta përsërisim atë. Ky është premtim Ynë, Ne do ta bëjmë këtë me
të vërtetë.