Kulturë

Një seminar në Indonezi: Mulla Sadra dhe Urtësia Madhështore (Hikmah Mota'aliyah)

Një seminar edukativ i titulluar Mulla Sadra dhe Hekmah Mota'aliyah (Urtësi Madhështore) u organizua nga Fakulteti Usul el-Din i  Universitetit Raden Fatah në Palembang, Indonezi.


      Sipas degës së agjencisë IKNA në Azinë Lindore, Qendra Kulturore e Iranit në Indonezi, gjithashtu, bashkëpunoi për të mbajtur këtë seminar.


     Studentët e universitetit të shkencave, të filozofisë dhe të Kur'anit u njohën me karakterin dhe parimet intelektuale të Mulla Sadra, filozof iranian.


     Seminari u drejtua nga Abbasi, nga Algjeria i cili është edukuar në në Universitetin Ndëkombëtar Al-Mustafa, në qytetin e shenjtë të Kumit.


     Abbasi është ligjërues në Kolegjin Islamik Sadra në Xhakartë.
Ai foli për jetën dhe veprat e Mulla Sadrës dhe iu përgjigj pyetjeve të shtruara nga studentët për paradigmat e filozofisë islame, domethënien e termave Masha ', Ishrak dhe Hekmah el-Muta'aliyah dhe me gjendjen aktuale të filozofisë islame në Iran.