Iraku

Studiues të shquar deklaruan se “Halifati i ISIS-it është i 'pavlefshëm'

Dr. Jusuf Al-Kardavi
Dr. Jusuf Al-Kardavi

Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë,  udhëhequr nga dijetari me ndikim Sunni, Dr. Jusuf el-Kardavi, lëshoi ​​një deklaratë të premten në lidhje me deklaratën e fundit të një Halifati nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIS).

 

   Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë tha se deklarata për Halifat  është e pavlefshme dhe i mungojnë standardet realiste dhe  të ligjshme. Ai paralajmëroi për pasojat serioze të deklaratës në të dy vendet, për myslimanët sunni në Irak dhe revolucionin në Siri.


    Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë ka përcaktuar konceptin e halifatit nga ana gjuhësore dhe fetare. Kreu i Ummetit Musliman duhet të jetë një përfaqësues i popullit, i zgjedhur prej popullit si udhëheqës ose përfaqësues i tyre.

 

    Vetëm njoftimi i thjeshtë nuk është i mjaftueshëm për të krijuar një halifat, thuhet në këtë deklaratë.

    Dijetarët hodhën poshtë argumentet e ISIS-it lidhur me të ashtuquajturin Shtet Islamik të saj, duke theksuar se, Të gjitha punët e praktikës politike të shtetit dhe ato fetare duhet të bazohen në Shura (konsultim). Ata kanë cituar dëshmi nga teksti i Kur'anit dhe Sunneti  (shembulli i Profetit Muhammed (a.s.), për të theksuar konceptin e Shura-s, në Islam. Deklarata  e Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë iu referua, gjithashtu, halifëve të parë muslimanë, duke theksuar se ata janë zgjedhur nga Shura,  jo të vetë-emëruar apo të vetë-zgjedhur.


      Ai paralajmëroi se shpallja e ISIS-it   i shërben armiqëve të revolucionit në Siri dhe Irak,, të cilët mbrojnë kërkesat legjitime të popullit të tyre. Për më tepër, Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë ka akuzuar ISIS-in për rrëmbimin e revolucionit të  Irakut, në të cilën sunnitë e të gjitha ngjyrave janë duke marrë pjesë, duke shtuar se për të gjitha lëvizjet islame në botë shpallja e halifatit është e papranueshme.


     Lidhja e konceptit të halifatit nga një organizatë e njohur  ekstremiste nuk i shërben Islamit, thanë dijetarët .

 

 Ata përfunduan duke theksuar se koncepti i halifatit është me rëndësi të madhe për të gjithë muslimanët, por kërkon konsensus midis myslimanëve në mbarë botën në lidhje me formën dhe përmbajtjen e tij.