Shenjat Ramazanit në Woolworths të Australisë
WOOLWORTHS ju dëshiron konsumatorëve një urim me Gëzuar Ramazanin.
Gjigandi i supermarketeve ka promovuar
Ramazanin në shitore në zonat me
popullsi të madhe myslimane në Australi.
Në Sunshine Marketplace Woolworths,
postera dhe një pamje me arra dhe fruta
të thata i përshëndet klientët.
Festivali fetar Islam-mujor
përfshin agjërimin në orët e ditës.
Por disa konsumatorë janë ankuar për promovimin, sipas tyre, kinse, është fyes
dhe jo australian.
Zëdhënësi i Woolworthsit, Russell
Mahoney tha se promovimi është duke u zhvilluar në 239 shitore në mbarë
Australinë.
Ne festojmë aq shumë festimet
ndërkombëtare që është e mundur për të mbështetur popullsinë që është e ndryshme
të Australisë, tha ai.
Kjo përfshinë edhe Virin e Ri Hënor
dhe Pashkët.
Sekretari i Këshilli Islamik në Victoria,
Ghaith Krayem, përshëndeti promovimin e WOOLWORTHS 'dhe tha se njerëzit që
kundërshtojnë iniciativa të tilla e bëjnë
këtë nga injoranca dhe frika e pabazë.
Ramazani është një muaj për
reflektim dhe rinovim dhe ndoshta është
gjithashtu një kohë për të gjithë ne që të jemi më afër njëri-tjetrit më gjithëpërfshirës
dhe jo të shtyjmë më larg njëri-tjetrin.