Siria

Rezistenca Siriane zbrapsi komplote koloniale

src=http://mediaelire.net/images/alaaddin%20burucerdi.jpg

Një ligjvënës i lartë iranian tha se rezistenca, qëndresa, e shfaqur nga Sirianët ka frustruar komplotet e hapura nga fuqitë koloniale kundër shtetit arab që është në shënjestër. 
     Kryetari i Mexhlisit (Kuvendit) për Sigurinë Kombëtare dhe i Komitetit për Politikë të Jashtme, Alaiddin Borouxherdi në një takim me një grup profesorësh universitar sirianë në Teheran të mërkurën, më 30 tetor 2013, tha:

      Rezistenca dhe uniteti i kombit sirian dhe i qeverisë kanë çuar në dështim komplotet koloniale kundër vendit.
      Ai shtoi , Objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj është që të dobësojë vijën e frontit të rezistencës të Sirisë dhe luftën kundër regjimit cionist të Izraelit .
       Buruxherdi, gjithashtu, tha se duke i censuruar mizoritë e kryera nga ekstremistët Takfiristë në Siri nën emrin e Islamit, duke vënë në dukje se Islami kundërshton, mohon akte të tilla të tmerrshme .
      Ligjvënësi i lartë iranian vuri në dukje:

      Keqllogaritjet, mungesa e realizmit lidhur me çështjen siriane dhe analiza të pasakta kanë  çuar disa vende rajonale të ndjekin hapat e SHBA-së dhe kështu lejuan të forcohen Tekfiristët. Këto vende duhet të marrin përgjegjësinë për rritjen e grupeve terroriste në rajon .
     Profesori i universitetit sirian, Waid Imam, ndër të tjera, theksoi se armiqtë e nisin luftën në Siri pas dështimit të tyre në luftën 33 ditore me Libanin, në verën e vitit 2006.
     Ai shtoi se uniteti i popullit, martirizimi që e kërkon kultura e sirianëve dhe operacionet e Ushtrisë Siriane kanë zbrapsur komplotet  e armikut për gjatë dy vjetëve e gjysmë të kaluara.