Tre peshkatarë nga Gaza u rrëmbyer nga marina egjiptiane
Marina egjiptiane rrëmbeu të dielën në mbrëmje tre peshkatarë palestinezë pranë kufirit detar në jug të Rripit të Gazës.
Udhëheqësi i Sindikatës së peshkatarëve Nazar Ayyash tha se një anije egjiptiane ndoqi një anije palestineze të peshkimit pranë kufirit detar midis Gazës dhe Egjiptit dhe rrëmbeu tre peshkatarë.
Të arrestuarit u identifikuan si Mahmud al-Saidani, Muhamed al-Bardawil dhe Nader Shallouf.
Burimi: The PIC