Palestine

Hamasi i vendosur për të çliruar Palestinën

Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh tha se grupet e rezistencës janë të vendosura për të bashkuar të gjithë palestinezët dhe për të çliruar Palestinën.

Duke folur të Dielën në mbrëmje, Haniyeh tha se lëvizja kërkon pajtimin midis të gjitha grupeve palestineze, njoftoi al-Mayadeen.

"Ne jemi duke pritur për pajtimin kombëtar në mënyrë që (të vendosim të gjitha përpjekjet tona) në  përballje me regjimin pushtues izraelit dhe çlirimin e Palestinës," shtoi ai.

Duke iu referuar kontakteve nga Egjipti, Rusia, Katari dhe Turqia për promovimin e bisedimeve të pajtimit, ai tha se një fazë premtuese është përpara për arritjen e një marrëveshje midis grupeve palestineze.

Haniyeh gjithashtu nënvizoi se rezistenca e popullit  palestinez duhet të ruhet, duke shtuar, "Ne jemi të përkushtuar ndaj të gjitha formave të rezistencës për t'iu kundërvënë regjimit okupues".

Burimi: IQNA