Hamasi i bën thirrje Arabinë Saudite që të lirojë të burgosurit palestinezë
Ismail Haniyeh, kreu i zyrës politike të lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas, u bëri thirrje autoriteteve te Riajadit që të lirojnë menjëherë të burgosurit palestinezë të mbajtur në burgjet e mbretërisë.
Duke folur në kongresin politik te Hamasit të hënën, Haniyeh kritikoi sauditët për mbajtjen e palestinezëve në burg, thjesht për shkak të lidhjeve të tyre me lëvizjen e rezistencës.
Në mars një gjykatë Saudite mbajti seancën e parë në çështjen e 68 të arrestuarve palestinezë dhe jordanezë.
Të arrestuarit akuzohen për "mbështetje të terrorizmit dhe financim të tij" dhe përkatësi në "një entitet kriminal terrorist".
Zyrtari i lartë i Hamasit, Muhamed al-Khudari dhe djali i tij Hani, të cilët u arrestuan ne prillin e kaluar, ishin midis atyre që dolën në gjyq.
Al-Khudari përfaqësoi Hamasin në Arabinë Saudite midis viteve 1990 dhe 2003. Ai ka mbajtur pozicione të tjera të rëndësishme gjithashtu në lëvizjen palestineze të rezistencës.
Masat shtypëse të Arabisë Saudite kundër lëvizjes së rezistencës palestineze si dhe ato që kërkojnë të mbledhin donacione për njerëzit që jetojnë në Rripin e Gazës të bllokuar nga Izraeli vijnë ndërsa Mbretëria Saudite dhe Izraeli besohet se po planifikojnë të publikojnë lidhjet e tyre të fshehta.
Burimi: IQNA