Nëntë palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në zona të ndryshme
Tetë shtetas palestinezë u rrëmbyen të dielën dhe mbrëmë nga Forcat Pushtuese Izraelite (IOF) në Bregun Perëndimor, ndërsa një tjetër u arrestua në një sulm policie në vendin e tij të punës në një zonë Izraelite.
Sipas burimeve lokale, IOF rrëmbeu një qytetar të quajtur Ahmed al-Fakhouri në një pikë kontrolli ushtarake në provincën Nablus dhe dy të tjerë nga shtëpitë e tyre gjatë fushatave në qytetin Taffuh dhe fshatin al-Kum në provincën al-Khalil.
Në Ramallah, Forcat Pushtuese Izraelite (IOF) rrëmbyen dy të rinj të identifikuar si Fadi ash-Shawamreh dhe Hamadah Nakhlah nga shtëpitë e tyre në kampin e refugjatëve Kaddura.
IOF gjithashtu sulmoi kampin e refugjatëve al-Jalazon në veri të Ramallah dhe rrëmbeu një qytetar të quajtur Mustafa Nakhlah pasi plaçkiti shtëpinë e tij.
Në Tulkarem, dy të rinj të identifikuar si Muhamed Fateh dhe Waleed Salah u morën në burg gjatë një fushate të IOF-it në qytetin Deir al-Ghusun.
Një tjetër i ri nga Tulkarem gjithashtu u rrëmbye nga forcat e policisë nga vendi i tij i punës në Izrael (tokat e pushtuara më 1948). Ai u identifikua si Nael Alajma, një banor i kampit të refugjatëve Nur Shams.
Burimi: The PIC