Forcat Pushtuese Izraelite Ndalojnë fermerët në Bregun Perendimor të punojnë tokat e tyre
Forcat Pushtuese Izraelite (IOF) të shtunën në mbrëmje parandaluan fermerët palestinezë nga qytetet e Bregut Perëndimor, Qaryut dhe Jalud në jug të Nablus të rimerrnin tokat e tyre bujqësore.
Sipas burimeve lokale, ushtarët izraelitë që shoqëronin oficerë nga administrata civile e ushtrisë izraelite i detyruan fermerët të ndalonin kultivimin e parcelave të tyre të tokës dhe i urdhëroi ata t'i rrethonin.
Kohët e fundit, një turmë kolonësh ekstremistë, nën mbrojtjen ushtarake, sulmuan tokat bujqësore palestineze në zonë dhe bënë kërdi në pemët dhe të korrat e tyre.
Kolonët gjithashtu ngritën një postë për veten e tyre në një kodër afër me pamje nga qytetet palestineze në zonë.
Burimi: The PIC