Irani, Portugalia diskutojnë për bashkëpunimin e ndërsjellë
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Portugalisë diskutuan planet për bashkëpunim të zgjeruar midis dy popujve, ndërsa Lisbona do të marrë presidencën e rradhës të BE.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit Muammad Xhevad Zarif dhe homologu i tij portugez, Augusto Santos Silva zhvilluan një bisedë telefonike të mërkurën në mbrëmje.
Ata diskutuan çështje dypalëshe midis Teheranit dhe Lisbonës, si dhe bashkëpunimin midis Republikës Islamike të Iranit dhe Evropës gjatë periudhës që Portugalia merr presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian.
Ministrat e jashtëm iranianë dhe portugezë gjithashtu shprehën pikëpamjet e tyre në lidhje me të drejtat e njeriut dhe luftën kundër terrorizmit.
Portugalia do të marrë presidencën gjashtëmujore të rradhës së Këshillit të BE më 1 janar 2021 - hera e katërt që Lisbona mban rolin që nga anëtarësimi në Komunitetin e atëhershëm Ekonomik Evropian në 1986.
Burimi: Tasnim News Agency