Faltorja Al-Kazimije Rihapet për Haxhinjtë
Faltorja Al-Kazimije në periferi të Bagdadit, Irak, u rihap për vizitorët të Premten.
Mauzoleumi i shenjtë ishte mbyllur për muaj me radhë për shkak të kufizimeve të koronavirusit.
Astani (Kujdestaria) e tij rihapi mauzoleun pasi zbatoi masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, njoftoi Al-Forat News.
Faltorja Kadhimiya është e vendosur në periferi të Bagdadit, Irak. Ajo përmban varret e imamëve të shtatë dhe të nëntë Shia, Imam Musa Qazimin (a.s.) dhe Imam Xhevadin (a.s.).
Klasifikuar si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, virusi i ri, një sëmundje e frymëmarrjes e njohur si COVID-19, u shfaq në qytetin qendror kinez të Wuhan në Provincën Hubei në fund të vitit të kaluar.
Ajo ka infektuar më shumë se 76 milion njerëz në të gjithë botën dhe nga infektimi kanë vdekur rreth 1.6 milion.
Burimi: IQNA