Amerike

SHBA, 'ndajnë interesa të njëjta me ' terroristët e ISIL-it

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ndanë të njëjtat interesa me militantët e grupit tekfiristë, ISIL, të cilin SHBA e ndihmoi për t’u krijuar, thotë një avokat ndërkombëtar në Indonezi.  


     ISIL ”është vetëm një prodhim i ri, një shenjë e re, një flamur i ri, forca të njëjta, të cilat Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të veçantë në rajon ndihmuan në krijimin, trajnimin dhe armatimin”, tha Barry Grosman.


   Militantët e ISIL-it duket se ndajnë të paktën katër pika me interes të përbashkët me Shtetet e Bashkuara, tha të dielën Barry Grosman për Press TV.  


    Grupi famëkeq kryengritës është duke bërë kërdi në Siri dhe kohët e fundit në Irak.


     Grosman tha se interesat e tyre të përbashkëta përfshijnë ndryshimin e qeverive në Siri dhe Irak, ndryshimin e hartes në rajon dhe krijimin e një zone të kontrolluar nga forcat armiqësore të Iranit.


    Presidenti amerikan, Barack Obama ka minimizuar kërcënimin që përbën për SHBA grupi i ISIL-it, duke thënë se SHBA kanë qenë nën kërcënim serioz gjatë  tërë presidencës së tij. 


     Të enjten, Pentagoni tha se 500 forcat ushtarake amerikane ishin në Bagdad, ndërsa Obama ka autorizuar dërgimin e 300 këshilltarëve ushtarakë në Irak.


     Unë nuk jam aspak i bindur si një i huaj se Iraku qëndron për të fituar ndonjë gjë nga kjo përfshirje e mëtejshme e rëndësishme për  SHBA në terren, vuri në dukje Barry Grosman.