Al-Sisi i Egjiptit: Sudani pjesë e Egjiptit
Al-Sisi pas mbërritjes në Sudan.
Këtu në foto me Omar al-Bashir,
ish -Shefi i ushtrisë së Egjiptit, tani presidenti i sapo inauguruar Abdel-Fattah
El-Sisi tha gjatë udhëtimit të tij në Khartum të premten se Sudani është
pjesë e Egjiptit, duke shkaktuar polemika.
Në një vizitë që zgjati vetëm tri orë, Al-Sisi u takua me homologun e tij sudanez, Omar al-Bashir dhe mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp. Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, Al-Sisi falënderoi mikpritësit e tij për pritjen e ngrohtë e tyre , duke theksuar se Egjipti është në thelb pjesë e Sudanit dhe se Vizita vjen në atë kontekst.
Ishte e paqartë nëse Al-Sisi i
referohej bashkimit historik mes dy vendeve në vitet 1950.
Al-Sisi shtoi se qeveria e tij është
duke pritur një vizitë nga presidenti sudanez në kohën e duhur.
Al-Bashir përshëndeti vizitën e
Al-Sisi-t dhe këmbënguljen e tij për të kthyer vizitën pavarësisht
programitn të tij të zënë.
Vizita dëshmon se marrëdhëniet
tona dypalëshe po shkojnë në drejtimin e duhur, tha Al-Bashir.
Marrëdhëniet tona janë të
rrënjosura në lidhjet historike, kulturore, fetare dhe racore, jo vetëm në afërsinë
gjeografike, shtoi ai.
Ai tha se ka biseduar me Al-SISI-in
një numër të temave që do të përfitojnë të dy popujt, si dhe një numër të
çështjeve rajonale.
Vizionet tona në lidhje me
çështjet rajonale kanë qenë identike, shtoi ai.
Gazetarët nuk u lejuan të bëni
pyetje gjatë konferencës për shtyp.
Dhjetëra grupe islamike në Kartum kanë protestuar kundër vizitës së Al-Sisi-t.