Protestë masive në Kashmir kundër militantëve ekstremistë të ISIL-it
Mijëra protestues në Kashmir, në Indi, kanë protestuar kundër krimeve të kryera nga i shtuquajturi Shtetit Islam i Irakut dhe Sirisë (ISIL) në Irak.
Duke mbajtur pankarta dhe parulla,
demonstruesit bënë një protestë në Srinagar, Kashmir, pas namazit të xhumasë.
Protestuesit thërrisnin slogane
kundër Shteteve të Bashkuara dhe regjimit izraelit, dënonin militantët e ISIL-it
dhe dhe shprehën solidaritetin me popullin irakian.
Demonstruesit ishin të zemëruar për vrasjet
masive të irakianëve dhe përdhosjen vendeve të shenjta myslimane nga luftëtarët
ekstremistë të ISIL-t.
Këta terroristë janë ata të cilët janë kërcënuar se do të bombardojnë xhamitë e shenjta, si Xhaminë e Imam Hussejnit dhe vendet të tjera të shenjta, por ne do të kërkojmë që ne të gjithë do të qëndrojmë me vëllezërit tanë irakianë në këto kohë të vështira, tha një protestues.
Kashmiriasit, gjithashtu, vunë në
dukje se armiqtë e myslimanëve, veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe sionistët, janë
duke u përpjekur për të ndarë Irakun në
linja sektare, dhe ne kërkojmë unitet në
mesin e irakianëve.
Me 10 qershor 2014, militantët e ISIL-it morën kontrollin e Mosulit, kryeqyteti i provincës Ninive, i cili u pasua nga rënia e Tikritit, rreth 140 kilometra (apo 87 milje) në veriperëndim të kryeqytetit, Bagdad.
Gjatë ditëve të fundit, përleshje të rënda janë zhvilluar në mes të forcave të armatosura të Irakut dhe militantëve tekfiristë të cilët kanë kërcënuar se do të vazhdojnë me akte të dhunës në Bagdad dhe në qytete tjera të Irakut.
Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki
është zotuar se forcat e sigurimit të vendit do të përballen me militantët e përkrahur,
të ndihmuar nga të huajt.
Kryeministri, Nuri al-Maliki ka
fajësuar edhe Arabinë Saudite dhe Katarin për krizën e sigurisë dhe terrorizmin
në rritje në vendin e tij, dhe denoncoi regjimin Al Saud, si një mbështetës i
madh i terrorizmit global.
Burimi: A News