Vdekja e një diktatori!
Vrasja e një diktatori mund të justifikohet në bazë të politikës së tij. Nëse ai përdor një politikë ozupatore dhe vjen në pushtet me grrusht shteti, nuk ndjek vullnetin e popullit, nuk ndjek lirinë e fjalës dhe veprimit. Një njeri që të shtrrydh si limon sapo hap gojën pa nxjerrë akoma mirë fjalët, një njeri që të sharron anës murit se bëre një poezi ku nuk përdore emrin e tij, një njeri që të djeg në furrë, sepse për cdo të mirë në jetë falenderove zotin dhe jo atë, çfarë denimi mund t'i japësh përveç vdekjes popullore?Në disa raste, fuqia e popullit është shumë e dobët për të rrëzuar pushtetin e një diktatori si në rastin e Irakut. Ky i fundit, i përfshirë nga varfëria, nuk guxonte të kundërshtonte çmenduritë e një diktatori, i cili për inat të së shkuarës së tij të hidhur, ushtronte një politikë me pasoja fatale për popullin e tij.
Përshembull, njihet tashmë me dokumente se Sadam Hysein ka ardhur në pushtet me grrusht shteti (force) i ndihmuar nga daja i tij i cili e rriti vetë pasi njerku e la në rrugë. Sadami nxori si preteks pasjonin e tij për të qenë pjesë e forcave të armatosura dhe uniformës. Sapo gjeti rastin që Presidenti dha dorëheqjen, zuri vendin e tij. Populli e dinte të shkuarën e Sadamit dhe nuk e votonte kurrë për President një njeri skizofren me dëshira hakmarrjeje për atë çka i kishte ndodhur. Duke parë pafuqinë e popullit për të kundërluftuar politikën e dëmshme të këtij diktatori, Amerika vendosi t'i vijë në ndihmë dhe i dha fund diktatorisë së tij duke e dënuar me varje. Vrasja e tij u justifikua me diktatorinë e çmendur që ushtroi mbi popullin e Irakut.Gadafi gjithashtu pësoi të njëjtin fund, por kësaj radhe jo nga Amerika. Populli Libian vendosi t'a justifikojë vetë vrasjen e liderit të tij. Ata mendonin se askush, sa ata nuk e kuptonin dhimbjen që u kishte shkaktuar ky diktator mizor.
Një diktator jo skizofren por manjak i pushtimeve të mëdha. Këto dëshira Aleksandriste e futën Libinë në luftra fatale, deri në përplasje me Gjirin Persik. Kjo politikë i kushtoi Libianëve shumë vuajtje dhe vdekje. E tillë qeveri nuk durohej më, ndaj populli Libian vendosi të vërë drejtësi. Në bazë të këtyre fakteve historike-ushtarake u justifikua vrasja e tij, një vrasje që u mirëprit dhe u nderua nga mbarë bota Demokrate, sidomos Amerika. Një tjetër diktator që nuk iu justifikua vdekja ishte Enver Hoxha. diktatori i shqiptarëve. Ishte fat i padrejtë që diktatori jone i egërnuk mori fundin e merituar për të larë gjynahet e popullit që internoi në kampe, fëmijëve që shkriu si sapun duke kryer akte Hitleriane.Një rast që vlen për t'u mbajtur mend ishte kur Enver Hoxha përndoqi një familje me ide Demokrate. I përzuri nga banesa dhe i transferoi ne Kampin e Internimit. Ne makinë ndodheshin tri veta, një nënë dhe dy djemtë e saj 2-muajsh dhe 10-vjeç,pasi burrat e shtëpisë ishin ekzekutuar. Gjatë rrugës makina del në kanal me dashje pasi gruaja kishte nxjerrë një shprehje në moment që po i jepte gji foshnjës së saj. Ajo kishte pëshpëritur nën dhëmbë shprehjen kafsha. Mjaftoi vetëm kjo fjalë që makina të dilte nga rruga duke shkaktuar një trragjedi, gjoja aksidentale. Femija i vogël u shtyp, nëna u pre në mes nga pjesa e gjoksit deri sipër, ndërsa djali 10-vjeçar shpëtoi për të përjetuar pëe së gjalli atë skenë.Ai pa të gjitheë ngjarjen. I qendroi pranë nënës së tij të vdekur dhe të ndarë në dy pjesë. Më pas, ai djalë rrëfeu gjithçka kishte përjetuar atë ditë të tëmerrshme dimri. A nuk ishte gjynah ajo nëneë? Ku ishte shpirti i atyre njerëzve të paskrupullt që u morën jetën dy njerëzve të pafajshëm? Çfarë faji kishin ata se mendonin ndryshe? Enver Hoxha ishte një diktator që ia kalonte homologëve të tij. Diktatorë ishin edhe Maoceduni, Lenini, Stalini apo Fidel Kastro. Ata, të paktën, përdorën një diktatori me grimca të një kulture Europiane, ndaj edhe politika e tyre pati sukses. Enver Hoxha e quajti veten një njeri me vlera të kulluara. I konsideronte grimcat Perëndimore si të shthurura edhe pse studioi ne Francë, madje këto studime i la përgjysëm. Vizitoi shumë shtete, pa shumë gjëra të rralla,ai përsëri e veçoi veten. Enveri e transformoi komplet teorinë Marksiste. Mos vallë ishin me pak të zgjuar diktatorët e tjetrë? Enver Hoxha ishte aq i kulluar. sa edhe studimet e tij i la përgjysëm. Me ndihmën e një miku të tij Rus, erdhi në pushtet në periudhën më të vështirë të popullit shqiptar, atëhere kur Shqipërisë i mungonte një udhëheqës. Pasi erdhi në pushtet, vrau të gjithë miqtë e tij besnik, madje tentoi të eleminojë edhe mikun e tij rus që e ndihmoi të marrë shtetin.
Rusi u largua urgjentisht nga Shqipëria dhe sapo mbërriti në Rusi, doli në konferencë dhe tha: Jam në borxh me shqiptarët se u kam sjellë në pushtet një mostër! E si mund të quhej ndryshe një njeri që ditën i mburrte dhe nderonte anëtarët e krahut të tij??? Sapo vinte darka, i eleminonte rrëzë mureve!!! Ai nuk i leu duart vetëm me gjakun e miqve të vet, por edhe me gjakun e foshnjeve, nënave dhe baballarëve të pafajshëm. Pjesa tjetër servile e tij, i gënjente me një thërrime e cila ndahej në familje. Diktatoria e tij e çmendur e la Shqipërinë 100-vjet prapa vendeve të tjera. Rrugët, muret, kampet, madje edhe duart e vetë Enver Hoxhës ishin të lyera me gjak të pafajshëm. është për të ardhur keq që, për të nuk pati një dënim të denjë si shokët e tij, Sadam dhe Gadaf. është i vetmi diktator mizor i cili ju justifikua vdekja por nuk ju justifikua vrasja. Kjo e fundit mbeti një veprim i pajustifikuar në shpirtin e lënduar të çdo njeriu, që dikur ka humbur një tjetër njeri tepër të dashur. Vlen të quhet një vrasje e pajustifikuar nga një vdekje natyrale.