Nuk ka dijetar sunnit që përkrah ISIL-in
Gjatë hytbesë, ditën e xhuma, imami sunni i namazit të xhumasë, në Iran, theksoi se dijetarët, studiuesit sunnitë kundërshtojnë grupin terroristë që është duke kryer mizori në Irak.
Shejh Abdul Vahid Haxhavi, imam sunni,
i mamazit të xhumasë në Shiraz, në një intervistë me agjencinë IKNA, ka
theksuar se nuk ka asnjë dijetar Sunni në Irak apo Siri apo diku tjetër në Botën
Myslimane që mbështet grupin terroristë, të ashtuquajturin Shteti Islamik i
Irakut dhe Sirisë (ISIL apo (ISIS).
Ai tha se grupi militant nuk mund të bashkëngjetët
në Islam, sepse të gjitha lëvizjet islame që prej ardhjes së Islamit kanë pasur
një dijetar, studiues musliman si udhëheqësin e tyre.
Shejh Abdul Vahid Haxhavi tha se ISIL-i
është krijuar nga armiqtë e Islamit për komplote kundër Islamit, që muslimanët të
luftojnë kundër njëri-tjetrit dhe të dobësojnë fenë.
Dijetari sunni shtoi se armiqtë janë
të vetëdijshëm për fuqinë e Umetit Muslimanë të bashkuar dhe kjo është arsyeja
pse ata kanë ndihmuar që të rriten grupet terroriste tekfiriste për të minuar unitetin islamik.
Atij i vjen keq që krerët e disa
vendeve muslimane kanë ndihmuar , përkrahur, terroristët tekfiristë thjesht për
të qëndruar në pushtet.
Në vende të tjera në fjalën e tij, Shejh
Abdul Vahid Haxhavi i bëri thirrje të gjithë muslimanëve të Irakut-shi’itëve,
sunnive dhe popullit kurdë-që të mbesin vigjilent kundër skemave të armiqve që
kanë për qëllim për të ndarë Irakun dhe të dëmtojnë muslimanët e Irakut.
Ai vazhdoi duke thënë se me ndihmën
e Zotit, komplotet e armikut që po paraqiten në Irak, së shpejti në Irak, grupet terroriste që vrasin njerëz të
pafajshëm do të shkatërrohen.
Militantët tekfiristë të ISIL-it më 10 qershor 2014 morën kontrollin e Mosulit,
kryeqyteti i Provincës Ninive të Irakut, që u pasua nga rënia e Tikritit, që
ndodhet 140 kilometra në veriperëndim të Bagdadit.
Gjatë ditëve të fundit, forcat e
armatosura irakiane kanë qenë të angazhuara në përleshje të ashpra me
terroristët, të cilët kanë kërcënuar se do të vazhdojnë aktet e dhunës edhe në
qytete të tjera të Irakut, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Bagdadin.
Megjithatë, dëshira e tyre për
pushtime është ngadalësuar sepse forcat
ushtarake irakiane dhe luftëtarët vullnetarë kanë filluar të angazhohen në disa
fronte, duke larguar militantët nga disa zona që kishin pushtuar më parë, duke
përfshirë edhe qytetin e Tikritit, i cili është rimarrë nga forcat irakiane të
shtunën.