İran

Imami i xhumasë në Teheran: SHBA, Izraeli janë duke luajtur me ISIL-in si me një kukull për të krijuar përçarje mes myslimanëve

Imami i xhumasë në Teheran,  Ajetullah Sejjid Ahmed Hatami theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë krijuar dhe mbështetur shtetin terrorist islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIL) për të mbjell grindje midis muslimanëve.


     Duke iu drejtuar një xhemati të madh dhe të zjarrtë në kampusin e Universitetit të Teheranit, ditën e Xhuma, Ajetullah Hatami tha:

  SHBA dhe Izraeli janë duke përkrahur ISIL-in me qëllim të copëtojnë Irakun dhe për të krijuar dallimet mes muslimanëve.


    Ai përsëriti se ajo që po ndodh aktualisht në Irak nuk është një luftë mes shi’itëve dhe sunnitëve, sepse autoritetet fetare shi’ite dhe sunnite  në disa raste kanë dënuar ISIL-in dhe krimet e tij.


      Imami, udhëheqësi i namazit të xhumasë tha dje se SHBA dhe regjimi cionist kanë komplotuar me qëllim, për të paraqitur Islamin si një fe të ashpër në një përpjekje për të lejuar Izraelin të vazhdojë krimin e tij kundër muslimanëve.


     Duke iu drejtuar dhjetëra mijëra pjesëmarrësve në  namazin e ditës së xhuma, në kampusin e Universitetit të Teheranit, Ajetullah Ahmed Hatami më tej në pyetjen  për sinqeritetin e OKB-së në luftën kundër terrorizmit.


     ... Dy javë pas kaq barbarizmave në Irak, Këshilli i Sigurimit i OKB-së (KS-OKB) refuzon të reagojë dhe nuk ka bërë thirrje edhe qoftë me një seancë emergjente. Ose ata (anëtarët e këshillit) janë të frikësuar nga Shtetet e Bashkuara apo ata janë të lidhur me ta (terroristët e ISIL-it), tha Hatami.


    Ata (anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB) janë duke gënjyer në lidhje me luftën kundër terrorizmit, theksoi ai.


     Hatami përsëriti, gjithashtu, se ajo që është aktualisht në proces në Irak nuk është aspak një mosmarrëveshje sektare, siç pretendohet nga Perëndimi dhe aleatët e tyre arabë të rajonit, sepse nga tekfiristët e ISIL-it janë vrarë shi’itë dhe sunitët në mbarë kombin arab.


   Ata (elementet e ISIL-it ) janë çnderimi Islamit dhe ata e portretizojnë Islamin si një fe të dhunshme dhe vrasëse.

 

      Në vërejtje të ngjashme javën e kaluar, një tjetër imam i ditës së xhuma, në Teheran, Huxhatulislam Kazzem Seddiki tha se sulmet e  fundit të ISIL-it në Irak janë një komplot i ri nga Perëndimi, posaçërisht nga SHBA, për të shkëputur vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga krimet e Izraelit në Lindjen e Mesme.

 

    Armiku dëshiron të privojë botën muslimane nga uniteti në një përpjekje për të bërë ata që të harrojnë rreziqet e Izraelit, tha Huxhatulislam Seddiki.


      Ai vuri në dukje krimet e ISIL-it në Irak dhe Siri, dhe tha:

    Asgjë nuk është më e mirë për armiqtë e Islamit për të shtrembëruar imazhin e Islamit nga një grup që e quan veten musliman, por vepra e tyre është krejtësisht e ndryshme. 
{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}