Palestine

Nëse shpërthen lufta, Forcat e Bashkuara të Rezistencës Islamike do të arrijnë në Jeruzalem / Kasim Sylejmani e dëshironte shehadetin në tokat Irakiane

“Falë gjakut të dëshmorëve si Kasim Sylejmani, Fronti i Rezistencës Islamike u bashkua dhe u zgjerua. Sot, Rezistenca Islamike nuk është e kufizuar në vetëm një vend dhe farat e saj janë rritur në Irak, Arabinë Saudite, Siri, Pakistan dhe gjetkë.”

Udhëheqësi i Lëvizjes së Rezistencës Irakiane al-Nuxheba, Shejh Akram al-Ka'bi u takua me Ali Akbar Velayeti, një nga këshilltarët kryesorë të Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, me ç’rast theksoi marrëdhëniet e tyre pozitive me organizatat Palestineze të Rezistencës Islamike dhe deklaroi se regjimi Sionist do të shembet në qoftë se hyn në një luftë të re.

Akram Ka’abi u shpreh kështu:

“Nëse Izraeli përfshihet në një luftë të re, ajo do të përfundojë me një gabim strategjik. Kur kjo të ndodhë, grupet e rezistencës në Palestinë, Liban, Irak dhe Iran do të arrijnë Jeruzalem, dhe në këtë rast, ne do të falim namazin në Jeruzalem, ashtu siç premtoi udhëheqësi i Revolucionit Islamik.

Falë gjakut të dëshmorëve si Kasim Sylejmani, Fronti i Rezistencës Islamike u bashkua dhe u zgjerua. Sot, Rezistenca Islamike nuk është e kufizuar në vetëm një vend dhe farat e saj janë rritur në Irak, Arabinë Saudite, Siri, Pakistan dhe gjetkë.”

Ka'bi po ashtu theksoi se SHBA e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe se prania amerikane në Irak mund të përfundojë vetëm me rezistencë.

Shejh Ka’bi u shpreh se: “Gjeneral Sylejmani kishte thënë disa herë se dëshironte të binte dëshmorën në tokat Irakiane dhe më në fund e arriti këtë dëshirë.”

Burimi: Medya Şafak