İran

Kryetari Rouhani: Ramazani të quhet muaj i paqes dhe bekimit

Kryetari Hassan Rouhani  u dërgoi mesazhe urimi kryetarëve të shteteve islamike me rastin e muajit të agjërimit, Ramazanit, dhe u bëri thirrje që muajin e Ramazanit ta emrojmë - Ramazani muaji i Paqes dhe i Bekimit dhe të përpiqemi për bashkim dhe vëllazërim në mes  myslimanëve.  


     Sipas faqen së  Zyrës presidenciale, të premten, kryetari Rouhani duke uruar fillimin e muajit të agjërimit, Ramazanin, u bëri thirrje kryetarëve të shteteve myslimane për unitetin islamik në muajin Ramazan, në muajin e paqes dhe bekimit.


     Në pjesën e mesazhit, Rouhani tha se këtë vit, muslimanët po hyjmë në muajin e agjërimit të Ramazanit në një situatë ku dhuna dhe radikalizmi është ndezur në Botën Islame dhe injoranca e nervozizmi kanë shtruar terrenin për zbatimin e planeve të hartuara të armiqve për të krijuar ndarje, grindje, përçarje midis sekteve fetare.

 

   Kryetari vazhdoi në mesazhin e tij duke thënë se është e përshtatshme që Muaji i Ramazanit, i cili është pranverë e Kur'anit të shenjtë, për ta quajtur Ramazani i paqes dhe bekimit dhe u bëri thirrje të gjithë muslimanëve për unitet dhe vëllazëri dhe është e nevojshme që Bota Islame përsëri të qëndrojë për luftën kundër dhunës dhe radikalizmit dhe të bëhet lajmëtar i paqes dhe bekimit.


      Kryetari Rouhani uroi shëndet, nder dhe sukses për të gjitha kombet dhe qeveritë islamike dhe kërkoi prej të gjithë krerëve të  shteteve islamike që duke përdorur të gjitha aftësitë tuaja politike dhe shpirtërore dhe duke përdorur kapacitetet e të gjithë personazheve  politikë e fetarë për të ndihmuar lëvizjen e unitetit islamik në Ramazan të paqes dhe bekimit.