Shqipëri

Komandanti i NATO-s i kthehet Ballkanit për gjah të naftës shqiptare

Një puntor inspekton një valvul të tubacionit në INA, Industrija e Naftës, Rafineria e Naftës në Urinj, afër Rijekës, Kroaci. Foto. : Oliver Buniç / Bloomberg
Një puntor inspekton një valvul të tubacionit në INA, Industrija e Naftës, Rafineria e Naftës në Urinj, afër Rijekës, Kroaci. Foto. : Oliver Buniç / Bloomberg

Pesëmbëdhjetë vjet pasi drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Wesley Clark, gjenerali i pensionuar amerikan është kthyer në Ballkan - në kërkim të naftës.


    Clark, i cili ishte, gjithashtu, kandidat për president në vitin 2004, është një drejtor i dy kompanive  hulumtuesve kanadeze që punojnë në Shqipëri, Bankers Petroleum Ltd (BNK) dhe Petromanas Energy Inc (PMI). Ato janë duke përdorur teknika moderne të shpimit për të ringjallur prodhimin e naftës në një nga vendet më të varfëra të Evropës, ku nafta është prodhuar për herë të parë në vitet 1920.


     Shqipëria ka një rëndësi të madhe ekonomike për Evropën pasi ka një furnizim të fuqishëm të naftës, dhe kjo duhet të jetë një komponent e fuqishme e politikës energjetike evropiane, tha Klark në një intervistë telefonike.


    Eksplorimi i naftës është pjesë e strategjisë të Shqipërisë për të riparuar dëmin e katër dekadave të izolimit ekonomik nën regjimin komunist të Enver Hoxhës, që ka ndërtuar më shumë se 700.000 bunkerë ushtarak para se të vdiste në vitin 1985.

 

    Ekonomia e Shqipërisë, ku të ardhurat për frymë mbeten më të ulëta në Evropa pas Bosnjes, Ukrainës dhe Moldavisë, pothuajse është dyfishuar në përmasa në dekadën e fundit, sipas Bankës Botërore.


    Clark, i cili ka qenë në bord Bankers Petroleum që nga viti 2008 dhe u bë një drejtor Petromanas Energji në vitin e kaluar, ishte komandant i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, kur fushata e bombardimeve të Aleancës Atlantike e detyruan Serbinë që të tërhiqet nga Kosova, ku shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën e popullsisë.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}