ISIL kërkon të nxis mosmarëveshje sektare dhe fetare
I ashtuquajturi Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIL) grupi terrorist ka nisur sulmet në Irak me qëllim që të nxis një grindje sektare dhe fetare, tha një studiues sirian.
Muhammed Al-Shejh, një instruktor në Universitetin
e Damaskut, tha për agjencinë IKNA se grupi militant është, gjithashtu, duke u
përpjekur për të marrë të rezervat e naftës të Irakut dhe për të zhvilluar
luftëra të reja në rajon.
Ai tha se Perëndimi është duke
ofruar përkrahje për grupin me synim që të
përdorin atë kundër vendeve të boshtit të rezistencës që janë kundër regjimit cionist.
Dijetari sirian theksoi nevojën për
unitet dhe solidaritet mes irakianëve përballë kërcënimit të ISIL-it, duke
shtuar se populli i Irakut, pa marrë
parasysh se për cilit fisi sekt apo besim i përkasin, duhet të qëndrojnë të bashkuar
kundër terroristëve.
Ai më tej theksoi se ISIL nuk është
një grup Sunni dhe se Islami Sunnit nuk mund të fajësohet për krimet që ky grup
angazhohet.
Në vende të tjera në fjalën e tij, Muhammed Al-Shejh ka lavdëruar Fetvanë
(Vendimin apo Dekretin) e shpallur kundër ISIL-it nga autoriteti i lartë i
Irakut, Ajetullah Ali al-Sistani dhe tha
se Fetvaja është në interes të të gjithë irakianëve.
Gjatë ditëve të fundit, militantët e
ISIL-it në Irak, të cilët janë aleatë me besnikët e ish-regjimit Baathist të
Irakut, kanë bërë kërdi në Irak dhe po kryejnë mizori kundër popullit.
Militantët kanë pushtuar sipërfaqe të
mëdha toke në Irakun e veriut, duke përfshirë qytetin Mosul, qyteti i dytë më i
madh në Irak, dhe qytetin Tikrit,
vendlindja e ish diktatorit Baathist, Sadam Huseinit.
Ndërkohë, forcat e ushtrisë irakiane kanë larguar militantët e ISIL-it nga një rreth i madh pranë qytetit të Baqubah në provincën Dijala.
Më 13 qershor 2014, Ajetullah
Sistani i bëri thirrje popullit të Irakut që të marrin armët dhe të mbrojnë vendin e
tyre kundër militantëve tekfiristë që i përkasin grupit të ISIL-it.
Mediat irakiane thonë se më shumë se dy milionë njerëz deri më tani kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t'u bashkuar që të luftojnë kundër ISIL-it.