Spor

Respektimi i Ramazanit nuk dëmton lojtarët, tha FIFA

Lojtarët myslimanë në Kupën e Botës që respektojnë festën fetare të Ramazanit nuk duhet të vuajnë nga ndonjë përkeqësim i tyre fizik, tha dje zyrtari më i lartë mjekësor i FIFA-s Jiri Dvorak.


    Respektimi-mujor i agjërimit pritet të fillojë të dielën, kjo është një periudhë kur besimtarët agjërojnë prej lindjes së diellit dhe deri në perëndim të diellit.


    Dvorak tha për gazetarët në konferencën e përditshme për media të FIFA-s:

      Ne kemi bërë studime të gjera me lojtarët gjatë Ramazanit, dhe përfundimi ishte se nëse Ramazani është ndjekur në mënyrë të duhur, nuk do të ketë reduktim në formën fizike të lojtarëve.
Ne kemi bërë studime të gjera dhe asgjë nuk na shqetëson.


     Lojtarët që respektojnë Ramazanin gjithmonë kanë dispozitën për të kërkuar një përjashtim dhe të vazhdojnë agjërimin në një kohë më të përshtatshme. Kjo është ajo që unë kam mësuar nga udhëheqësit fetarë në Algjeri.


     Michel D'Hooghe, kryetar i komisionit mjekësor të FIFA-s u tha gazetarëve:

    Agjërimi nuk duhet të jetë një problem dhe ne kishim të njëjtën gjë në Lojërat Olimpike të Londrës dy vjet më parë.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Malay Online