Cili është shteti islam në Irak dhe Levant (ISIS)?
Një dokument i në një organizate ekstremiste që është një nga grupet sunnite arabe, që është duke luftuar dhe fituar terren ndaj qeverisë qendrore në Irak.
Shkruan: Dan Murphy
Çfarë është ISIS?
Shteti Islamik i Irakut dhe Levant
(ISIS) ka lindur nga hiri i Al Kaidës në Irak, është themeluar pas pushtimit të
udhëhequr nga SHBA në vitin 2003 dhe në fund të fundit shpërtheu me udhëheqjen
e Al Kaidës me bazë në Pakistan. Qëllimi
i tij ishte për të ndërtuar një shtet të rreptë islamik në provincën Anbar të
Irakut, ku dominojnë sunnitët.
Grupi ka dështuar në objektivat që kishte, por kur shpërtheu
lufta në Siri në vitin 2011, luftëtarët e thekur irakianë erdhën në Siri dhe u
bashkuan me sirianët dhe luftëtarë të tjerë të huaj. Ajo që doli ishte një grup
me një vizion për një kalifat ndërkombëtar në Siri dhe Irak - të paktën për fillim.
ISIS ka zhvilluar edhe një histori të brutalitetit
ekstrem. Grupi ka qenë i përfshirë në ekzekutimin e të burgosurve, masakrat
sektare, dhe prerje të duarëve të sirianëve për vepra të vogla në zonat që
kontrollin. ISIS ka luftuar për
kontrollin e zonave sunnite arabe në Siri kundër grupeve të tjera të xhihadit,
duke përfshirë Xhabhat al-Nusra ( Frontin al-Nusra).
Çfarë ISIS nuk ka bërë deri më tani është larg për ta kërcënuar
seriozisht pushtetin
e diktatorit të Sirisë, Bashar al-Assadin.
Si financohet ISIS-i?
ISIS supozohet se ka marrë fonde nga
donatorë të pasur privat nga monarkitë sunnite
të Gjirit Persik, si Arabia Saudite, Kuvajti dhe Katari, por pjesa më e madhe e
parave duket se ka shkuar për grupet rivale të xhihadit. ISIS, gjithashtu, gjeneron
të ardhurat e saj, duke marrë kontrollin e bizneseve lokale, tatimin dhe nga
shitja e naftës. Rënia e forcave
irakiane të sigurisë në veri të Irakut në fillim të qershorit ka majmur arkat e
ISIS-it dhe arsenalin e saj. Armët e lehta, artileri, tanke, makina të
blinduara, dhe mjete të tjera të luftës të gjitha ranë në duart e ISIS. Grupi
dyshohet se ka vjedhur më shumë se 400 milionë dollarë në para të gatshme nga
banka në Mosul, që do t’ia forcojë
aftësinë e saj për të rekrutuar dhe të paguar luftëtarët.
Kush e drejton grupin?
Emri i udhëheqësit të ISIS është Ebu
Bekr el-Bagdadi; emri i tij lindjes besohet të jetë Ibrahim Avvad Ibrahim Ali
al-Badri al-Sammarai.
Koloneli në pension, Pat Lang, i cili
dikur drejtonte sektorin e Lindjes së Mesme në Agjencinë e Pentagonit, Mbrojtja
e Inteligjencës, ka shkruar në blogun e tij se paraprakisht i ISIS është
përkrahur nga oficerë të ushtrisë irakiane që ishin të shkarkuar menjëherë pasi
Shtetet e Bashkuara pushtuan Bagdadin në vitin 2003. Një nga të identifikuarit nga
zyrtarët irakianë është Izzat Ibrahim al-Douri, një gjeneral i lartë i Sadam
Huseinit dhe oficeri i rangut më të lartë për t'i shpëtuar kapjes pas pushtimit
të udhëhequr nga SHBA. Kompetenca ushtaraka e nivelit të lartë e kombinuar me
zellin e xhihadistit është një përzierje e fuqishme.
Por ISIS nuk duket i interesuar në
ndarjen e pushtetit, ose të nacionalizmit arab që drejtohet nga shumë prej
luftëtarëve të Irakut sunni që tani punojnë me të.
A është ISIS një kërcënim për SHBA?
Anëtarët e saj e urrejnë Amerikën,
duan të imponojnë pikëpamjet e tyre të Sheriatit (Ligjit Islam) në sa më shumë shtete
në Botën Arabe që të munden, dhe janë haptazi armiqësor ndaj interesave
perëndimore në rajon. Por ata janë fokusuar edhe në një kryengritje në rajon,
dhe nuk kanë tentuar ndonjë gjë, si ndonjë sulm terrorist në SHBA, Evropë, ose
pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.
Kenneth Pollack, një ekspert i
Lindjes së Mesme në Qendrën Saban në Institutin Brookings, thotë se përqëndrimi
kaq shumë për ISIS-in në Irak është një gabim. Në mënyrë efektive, galeria
e militantëve sunnitë është nga lufta civile e viteve 2006-2008.
Ndërsa unë nuk kam asnjë dyshim se ka
disa ndër militantët sunitë që duan të hedhin në erë ndërtesa dhe aeroplanët
amerikanë tani, dhe shumë të tjerë që do të donin për të bërë këtë më vonë, që
nuk është motivimi i tyre kryesor, shkruan z.Pollack.
ISIS është i fokusuar në luftën e tij
për territorin në Irak dhe Siri. Por ata janë një rrugë të gjatë nga ajo pikë.
Burimi: The Christian Science Monitor