Egjipt

Ushtria egjiptiane shkatërroi mbi 1,700 tunele në kufirin e saj me Gazën

 Pamje, 15 mars 2014, kur ushtria egjiptiane shkatërrojë katër  shtëpi duke përdorur eksploziv, nën të cila kishte tunele.

     Ushtria egjiptiane ka shkatërruan dy tunele në kufirin Egjipt –Gaza,  duke e çuar numrin total të tuneleve të rrënuara në 1.736.


     Burimet e sigurisë thanë se rojet kufitare egjiptiane kanë vazhduar aktivitetin e tyre intensive për t'u marrë me kontrabandistët dhe grupet e armatosura të cilat kanë për qëllim të kompromentojnë sigurinë kombëtare në të gjitha nivelet. Rajoni ushtarak perëndimore menaxhohet nga rojet e kufirit në bashkëpunim me Forcat Ajrore dhe kanë pasur sukses në kapjen e një individi në posedim të 30 çifteve në fushën e Salloumit.


     Ata, gjithashtu, konfiskuan tri makina të cilat nuk kishin targa dhe ishin të ngarkuar me një sasi të madhe të cigareve, dhe shkatërruan një të katërt me ndihmën e kontrollit të trafikut ajror në kufirin me Libinë.


     Në Al-Arish, rojet kufitare arrestuan gjashtë persona të armatosur dhe konfiskuar një makinë dhe gjashtë motoçikleta pa targa, si dhe një kamion që transportonte 100 kilogramë eksploziv. Gjashtë makina të ngarkuar me sasi të mëdha të ushqimit, ilaçeve dhe mallrave të cilat ishin për t'u kontrabanduar janë konfiskuar, gjithashtu.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}