Fe

Rreth 5.3 milionë myslimanë në Umre për Ramazan

Rreth 5.3 milionë myslimanë do të kryejnë umren në muajin Ramazan në Qabe.


    Me ardhjen e muajit të Ramazanit, numri i muslimanëve për të kryer  umren pritet të rritet.


    Që nga fillimi i sezonit të Umres rreth 5.3 milionë vizitorë kanë hyrë në Mbretërinë Saudite.


    Ministria e Shëndetësisë tha në një deklaratë për shtyp se do të vazhdojnë përgatitjet për sezonin e Umres duke përhapur ndërgjegjësimin në mesin e haxhinjve për masat parandaluese dhe ndaluese që të qëndrojnë të shëndetshëm.


     Ata, gjithashtu, theksuan rëndësinë e vaksinimit, që duhet të ndërmerret nga ana e hanxhinjve për t’u mbrojtur kundër sëmundjeve, dhe se ata janë duke vëzhguar nga afër gjendjen shëndetësore të hanxhinjve gjatë hyrjes për umre në të dy qytetet e shenjta të Mekkës dhe Medinës nga dita e arritjes së tyre dhe derisa ata të largohen nga vendi.


    Ministria Saudite e Haxhit ka konfirmuar se asnjë haxhi në umre  nuk  është prekur nga virusi corona gjatë sezonit aktual.