Brazilianët mbanjë demonstratë të re kundër Kupës së Botës
Brazilianët kanë mbajtur edhe një herë një miting proteste kundër shpenzimeve të qeverisë për Kupën e Botës – FIFA 2014.
Sipas agjencisë AP, disa qindra njerëz demonstruan
në lagjen turistike Copacabana, të hënën para ndeshjes finale në raundin e parë
të vendit pritës në grupin A kundër Kamerunit.
Protestuesit brohoritën sllogane dhe
mbanin parulla ku shkruhej, FIFA shkoni në shtëpi, dhe Ne
duam shëndet dhe arsim.
Unë mendoj se FIFA duhet të kthej më shumë për shkak se ajo përfiton aq
shumë, thotë një nga tifozët vizitor, i cili kishte dalë nga stadiumi për
të parë protestën.
Paratë shkojnë tek FIFA-s dhe
jo te ky vend, Brazili, tha një tjetër tifoz.
Në kryeqytetin Brasilia, ku Brazili
është përballur me Kamerunin, rreth 50 protestues i vunë zjarrin kopjes së
trofeut të Kupës së Botës dhe flamurit të Brazilit.
Brazili ka parë protesta pothuajse të përditshme dhe greva sepse mbi kurriz të tyre janë shpenzimet prej 11miliardë dollarë për këtë ngjarje.
Kritikët thonë se paratë duhet më tepër të investohen në sektorët e banimit, shëndetësisë, arsimit dhe transportit. Ata, gjithashtu, akuzojnë qeverinë braziliane për korrupsion në marrëveshje në lidhje me infrastrukturat e lojrave.
Inflacioni në rritje dhe një ekonomi
e ngadaltë njoftohet se e kanë njollosur shkëlqimin e Kupës së Botës në Brazil,
i cili është vendi më i madh, me ekonominë më të madhe në Amerikën Latine.
Banka Botërore tha se, në vitin 2012, gati 16 për qind e popullsisë së Brazilit
prej 200 milionë banorëve jetonin nën kufirin e varfërisë.