Iraku

Shiitët, sunnitët irakianë, vullnetarë në luftë këndër ISIL-it

Shumë të rinj irakianë, Sunni dhe Shi’i, janë  bashkuar vullnetarisht me ushtrinë për të luftuar të ashtuquajturin Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIL) grup terrorist.


   Sipas  Gjeneralit Fejsal Kadhim, shef i forcës policore në Basra, numri i vullnetarëve në krahinë ka tejkaluar 100.000 dhe vazhdon të rritet numri i të rinjve që vijnë për t’u regjistruar për të mbrojtur vendin e tyre kundër terroristëve,  raporton  faqja e lajmeve Al-Sumaria.

 

     Gjatë ditëve të fundit, militantët  e ISIL-it në Irak, të cilët janë aleatë me besnikët e ish-regjimit Baathist të Irakut, janë duke shkatërruar, duke bërë kërdi në Irak, duke krye mizori kundër njerëzve.


     Militantët pushtuan sipërfaqe të mëdha toke në Irakun e veriut, duke përfshirë qytetet si Mosulin, qytetin e dytë më të madh-të vendit, dhe Tikritin, vendlindja e ish diktatorit Baathist Sadam Huseinit, para dy jave.


     Ndërkohë, forcat e ushtrisë irakiane janë duke i larguar militantët e ISIL-it nga një rreth i madh pranë qytetit të Bakubah në provincën Dijala.


    Më 13 qershor 2014, Ajetullah  Ali Sistani i bëri thirrje popullit të Irakut që të marrin armët dhe të mbrojnë vendin e tyre kundër militantëve tekfiristë që i përkasin ISIL-it. Mediat irakiane thonë se më shumë se dy milionë njerëz deri më tani kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t'u bashkuar me luftën kundër terroristëve.


     Ndërkohë, Shefi i Aleancës Kombëtare të Irakut, Ibrahim Xhaferi,  ka paralajmëruar vendet që përkrahin terrorizmin për të ndaluar përkrahjen e tyre.