Vdekja e parë nga koronavirusit në Gaza
Një grua e moshuar ka vdekur nga Coronavirus në Rripin e Gazës duke shënuar vdekjen e parë nga Koronavirusi në enklavën e rrethuar, njoftoi të shtunën Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazes.
Ashraf al-Kudra, zëdhënësi i ministrisë në Gaza, tha se 77-vjeçarja Fadila Abu Reida kishte vdekur nga Coronavirus në spitalin e izolimit të vendkalimit kufitar Rafah.
Ai tha se e ndjera vuante gjithashtu nga sëmundje kronike dhe se varrosja e saj do të jetë në përputhje me protokollet standarde në këtë rast.
Ministria njoftoi gjithashtu se nuk kishte raste të reja të virusit në Rripin e Gazes gjatë 24 orëve të fundit.