Vendoset kryqi prej druri në një xhami në Bullgari
Një kryq prej druri dy metra i gjatë është varur në një xhami të premten, ditën e xhuma, si një një akt provokues nga njerëz të panjohur.
Incidenti ndodhi në xhaminë Karaxha Pasha
në qytetin jugor Goce Delçev, 200 km. nga kryeqyteti i Bullgarisë, Sofje.
Në një deklaratë që dënon ashpër
sulmin, Zyra Rajonale e Myftiut në Blagojevgrad tha:
Incidentet të cilat shkaktojnë mosmarrëveshje në mesin e feve dhe drejtpërsëdrejti kërcënojnë sigurinë kombëtare duhet të hetohen dhe shkelësit duhet të sillen para drejtësisë.
Zyra rajonale tha, gjithashtu, se
sulme të ngjashme kishin ndodhur kohët e fundit dhe bëri thirrje për mbrojtje
adekuate kundër sulmeve të mundshme në të ardhmen.