Kulturë

Imami në SHBA bën thirrje për Ligjin për mbrojtjen e Librave të Shenjtë

Disa ditë pas djegies së tri kopje të Kur’anit Fisnik, para një xhamie në Dearborn, një imam mysliman amerikan ka bërë thirrje për një ligj të ri që ndalon djegien e përdhosjen e librave të shenjtë.


    Ne duam që të gjitha fetë të bashkëpunojnë me ne për të sjellë respekt për fjalën e Zotit, qoftë Kur'ani, Bibla, apo Torah, tha Shejh  Hushami Al-Husejni, imam i Qendrës Arsimore Islamike Kerbelaja në Dearborn-për Press & Guide të martën, me 17 qershor 2014.


   Duke vënë në dukje se ai e kupton se do të jetë një sfidë, tha imami, Por, një udhëtim prej 1000 milave fillon me një hap.


   Një ditë më parë, prifti, pastori  anti-Islam, Terry Jones bëri aktin e mjerueshëm, dogji Kur'anin para xhamisë, Qendrës Islame Arsimore Islame Kerbelaja në Dearborn të enjten e kaluar.


     Unë kam qenë në këtë xhami për 20 vjet, dhe kjo nuk ndodhi kurrë, tha imami. Është hera e parë.  

 

    Terry Jones, një pastor 58-vjeçar dhe kreu i një kishe të vogël në Gainesville, Florida,  ka djegur Kur'anin para një turme prej rreth 50 njerëzve më 20 mars, 2012, në atë që ai e quajti Gjyqtari Ndërkombëtar -Dita e Kur’anit .


    Jones kishte mohuar pretendimet që janë bërë në lidhje me djegien e  Kur’anit.

    Që nga 11 shtatori 2001, vlerësohet se janë 6 deri 7 milion muslimanë amerikanë,  por të drejtat e tyre qytetare janë zbehur dhe besimi i tyre diskriminohet, urrehet.


    Ka pasur 800 incidente të dhunës, kërcënimeve dhe vandalizmit kundër muslimanëve që nga viti 2001. Statistikat tregojnë se 14 për qind e diskriminimit fetar raportohet së është kundër myslimanëve.