Kulturë

Kongresi i 8-të Ndërkombëtar i Unitetit të Studentëve Musliman Botëror do të hapet në Teheran

Kongresi i 8-të Ndërkombëtar i Unitetit të Studentëve Musliman Botëror fillon nesër në Teheran.


     Një numër i personaliteteve të larta, duke përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islam do të jetë i pranishëm në ceremoninë e hapjes.


     Kongresi do ta hapët me një fjalim nga Ali Akbar Velajati, Këshilltar i Liderit Suprem te Revolucionit Islamik dhe Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Botërore të Zgjimi Islamik.


       Zyrtarët e organizatave studentore nga disa vende duke përfshirë shtetet si Indonezia, Egjipti, Taxhikistani, Pakistani, Turqia, Iraku, Çadi, Sudani dhe Jemeni do të jenë të pranishëm në këtë ngjarje pesë-ditore.


    Unioni i Studentëve të Botës Islame është organizator i Kongresit Ndërkombëtar, ku do të diskutohet, ndër të tjera, për rolin e njohurive dhe etikës në stilin e jetës, efikasiteti i modeleve kulturore në botën myslimane, zhvillimet e fundit në rajon, në botën muslimane dhe performanca e lëvizjeve islamike në vijimin e Zgjimi Islam në botë.


      Rritja dhe zhvillimi i Rrjetit të Unionit të Studentëve Musliman  (MUSN), hartimi i kartës praktike të unitetit islamik, mbajtja e kurseve arsimore dhe pjesëmarrja në ekspozita ndërkombëtare islamike do të jenë temat  në mesin e veprimtarive të Unionit të Studentëve.