Palestine

Muhamed Al Thani: Kauza e Palestines "Nëna e çështjeve arabe"

Ministri i Jashtëm i Katarit,  Muhamed Al Thani e ka përshkruar kauzën palestineze si "Nëna  dhe themeli i të gjitha  çështjeve arabe".

Në komentet në Twitter të mërkurën, Al Thani tha se:

"Nuk mund të ketë paqe në rajon pa një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme [për çështjen palestineze] në përputhje me rezolutat ndërkombëtare."

"Ne e kundërshtojmë agresionin e vazhdueshëm të okupimit izraelit kundër popullit palestinez dhe përsërisim qëndrimin tonë të vendosur për këtë çështje," shtoi ai.

Netanyahu tha në një konferencë shtypi të martën e kaluar se ai do të aneksojë Luginën e Jordanit  dhe veriun e Detit të Vdekur në Izrael nëse ai fitoi zgjedhjet  e përgjithshme të javës së ardhshme dhe të formojë një qeveri të re.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}