Iraku

Profili: Shteti Islamik në Irak dhe Levant

    Degë  e el-Kaides është duke u parë ndikimin i saj,  me shpejtësi rritet, ndërsa kërkon të krijojë një Halifat Islamik.


    Shteti Islamik në Irak dhe Levant, (ISIL), është një grup i armatosur aktiv në Irak dhe Siri që kërkon të vendos halifat islamik.


    Me mijëra luftëtarë arabë dhe të huaj nën krahët e saj, ajo është shfaqur si një nga grupet më të fuqishme të tilla në rajon.


    Një degë e el-Kaidës, grupi ka sulmuar rivalët e tij dhe ka vra qindra të tjerë për shkelje të rregullave, sipas interpretimit të tyre të rreptë të Islamit.


     Pavarësisht përpjekjeve të ushtrisë irakiane për të shpërngulur luftëtarët, grupi kontrollon pjesë të dy nga qytetet më të mëdha të Irakut në provincën Anbar, shumicën në Mosul dhe disa lagje në provincën e Kirkukut.


    ISIL, gjithashtu, kontrollon pjesë të Sirisë veriore, duke përfshirë edhe qytetin e fortifikuar Raka, dhe janë duke luftuar rivalët e tyre  të Frontit Al Nusra, për qytetin e pasur me naftë e Deir ez Zor.


    Disa mendojnë se ajo mbështetet me donacionet të mëdha nga simpatizuesit individuale ndërsa të tjerë pretendojnë se ka mbështetje të fortë nga shtetet e rajonit dhe shërbimet e tyre të inteligjencës.


     Qëllimet reale të ISIL-it dhe mbështetësve të tyre mbeten të  panjohur, por sulmet e tyre kanë tërhequr tashmë vëmendjen e botës.


Raporton për Al Jazeera, Omar Al Saleh.