Siria

Myftiu i Arabisë Saudite u bën thirrje rinisë për t’u shmangur luftës në Siri

src=http://mediaelire.net/images/suudi%20mft.jpg   

  Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Abdul - Aziz ibn Abdullah Al esh- Shejh u ka bërë thirrje sauditëve të rinj që të mos bashkohen me grupet  militante në Siri, për të luftuar kundër qeverisë së presidentit Bashar al- Assad.
       Sipas gazetës Al – Hajat, myftiu saudit të hënën, më 28 tetor 2013 paralajmëroi kundër fluksit të njerëzve saudite në Siri, duke thënë: Kjo është e gjitha gabim, kjo nuk është e detyrueshme .
Këto janë fraksione gjakmarrëse dhe askush nuk duhet të shkon atje. Unë këshilloj që asnjë mos të shkon , tha myftiu.
      Esh- Shejh Abdul - Aziz ibn Abdullah kritikoi, gjithashtu, predikuesit të cilët nxisin sauditët e rinj për të luftuar në Siri .
      Muslimani duhet të jetë i frikësuar nga All-llahu dhe jo të mashtrojë muslimanët e rinj dhe të shfrytëzojnë dobësinë e tyre, mungesën e kuptimit të vërtetë të ngjarjeve dhe t’i çojë ata në një humnerë , tha ai.
       Ndërkohë, është Arabia Saudite ajo që ka përkrahur militantët e huaj që të ndryshojnë ekuilibrin e pushtetit në terren, që nga fillimi i trazirave në Siri.
        Gjatë një takimi në kryeqytetin jordanez, në Aman në muajin shtator, Rijadi ka garantuar vazhdimin e mbështetjes financiare dhe logjistike për militantët, duke përfshirë el –Kaidan dhe terroristët e lidhur me el-Kaiden, Frontin el- Nusra. 
      Siria ka qenë e kapluar nga trazirat vdekjepruese që nga viti 2011 . Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre rajonal - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po mbështesin militantët që veprojnë brenda Sirisë .
      Kombet e Bashkuara thonë se katër milionë më shumë sirijanë do të jenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në vitin 2014 nga konflikti që po shkallëzohet në këtë vend.
     Dy milionë sirijanë pritet të strehohen jashtë vendit, ndërsa  2.250.000 të tjerë janë parashikuar për t'u zhvendosur brenda vitit të ardhshëm.