Përse Islami i theu pengesat në Brazil
Ekipe të ndryshme nga organizara bazë e Da’vetit me projektin Përse Islami kanë pasur sukses në thyerjen e barrierave gjuhësore në mesin e tifozëve nga e gjithë bota, duke bërë Davet për Islam në portugalisht, spanisht, anglisht, arabisht, urdu dhe persisht.
Elhamdulilah, ekipi jonë i
ndryshëm theu pengesat gjuhësore në Brazil, Përse Islami, shkruan në
faqen e tij në Facebook.
Qëndrimi i ekipit Përse Islami në Sao Paulo, ku përfshihen muslimanët nga
Arabia Saudite, Kuvajti, SHBA dhe vende të tjera.
Për më tepër, një numër i madh i myslimanëve brazilianë u bashkuan me ekipet në
turneun që vazhdoi ditën e tij të pestë.
Shumë brazilianë vullnetarë, motra dhe vëllezër, u bashkuan me ne sot gjatë përpjekjeve tona duke bërë Davet nëpër rrugë.
Elhamdulilah kjo ishte një vepër e
madhe, ne jemi duke planifikuar për t'u kthyer në AvenidaPaulista shumë shpejt, insha’Allah. Ky është
një vend i përplotë turistë nga e gjithë bota, masha’Allah!
Përse Islami, është projekti më i
madh më bazë në Amerikën e Veriut, ka ardhur në San Paolo të Brazilit për të
përcjellë informacion të saktë dhe autentik për Islamin përmes mjeteve të
thjeshta, efektive, dhe të reja të komunikimit.
Edukimi Islam Britanik dhe Akademia
Hulumtimet kanë dërguar `grupe të
posaçme për Davet në Brazil për të paraqitur imazhin e vërtetë të Islamit.
Në ditën e dytë të turneut, një brazilian
tha Shehadetin dhe u bë mysliman, vetëm pak minuta pas takimit me ekipin e
Misionit të Davetit.
Së bashku me ekipin britanik, Federata e Shoqatave Muslimane në Brazil (FAMBRAS) ka nisur një program të titulluar Salam Brazil për të përhapur fjalën e Islamit gjatë Kupës së Botës.
Grupi ka botuar një libër të veçantë udhëzues në Brazil për tifozët myslimanë me rastin e Kupës së Botës – FIFA 2014.
Libri me titull Selam
Brazil, është botuar në 65.000 kopje,
ka 32 faqe, është publikuar nga Bashkimi
i Shoqatave Islamike të Brazilit në bashkëpunim me Ambasadën e Omanit.
Dymbëdhjetë qytete janë planifikuar
për t’u zhvilluar ndeshjet: Belo Horizonte, Brasilia, Cuiaba, Curitiba,
Fortaleza, Manuas, Natal, Porto Alegre, Recife, Salvador, Sao Paulo dhe Rio de
Janeiro.
Një total prej 32 ekipeve, të cilat ndahen
në tetë grupe do të konkurojnë për trofenë e lakmuar, Kupa e Botës në Brazil,
duke përfshirë gjashtë vende me shumicë muslimane apo popullsi të madhe
myslimane, duke përfshirë shtetet Algjeria,
Kameruni, Bregu i Fildishtë, Nigeria, Irani dhe Bosnja-Hercegovina.