Rouhani: Irani i gatshëm për të mbrojtur vendet e shenjta në Irak
Presidenti i Iranit Hassan Rouhani tha se populli mysliman irakian do t’i largojë përsëri terroristët dhe mbështetësit e tyre, duke theksuar se Republika Islamike e Iranit nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbrojtur vendet e shenjta në Irak.
Këto grupe terroriste dhe ata
që janë duke i mbështetur, si në rajon ashtu dhe në të gjithë botën, me
vullnetin e Zotit, prej myslimanëve të
këtij vendi, ata do të sprapsën, tha Rouhani në një fjalim të
mërkurën në Loristan, para popullit, në provincën perëndimore të Iranit.
Ai shtoi se të gjitha superfuqitë, mercenarët
dhe terroristët duhet të dinë se populli i madh i Iranit do të bëjë çdo
përpjekje për të mbrojtur vendet e shenjta në qytetet irakiane, në Qerbala, Nexhaf,
Kazimije dhe Samara.
Presidenti Rouhani vuri në dukje se
shumë njerëz në Iran kanë shprehur gatishmërinë për të shkuar në Irak për të
mbrojtur vendet e shenjta të imamëve shi’itë dhe t’i kundërshtuat, luftuar, terroristët.
Ai shtoi se vullnetarët e Irakut
nga grupet shi’ite, sunnite dhe kurde janë tashmë të përgatitur për të luftuar militantët
tekfiristë të ISIL-it.
Më 10 qershor 2014, i ashtuquajturi
Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIL), militantët e morën Mosulin, në provincën
Ninive, pasi ushtarët dhe forcat policore u larguan në masë, e cila u pasua edhe
me marrjen e Tikritit , rreth 140 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit,
Bagdad.
Forcat irakiane vazhdojnë betejën e
tyre kundër grupit tekfiristë të ISIL-it, kurse militantët po avancojnë në Irak
dhe duke u kërcënuar për të vazhduar aktet e dhunës në disa qytete të Irakut,
duke përfshirë edhe Bagdadin.
Ndikimi i autoritetit fetar të
Irakut, Muktada al-Sadr, më 11 qershor 2014, i cili bëri thirrje për formimin e
një force të veçantë për të mbrojtur objektet fetare në Irak.
Muktada al-Sadr, i cili dikur
drejtonte ushtrinë e fuqishme të Mehdiut, tha në një deklaratë se është i
gatshëm për të ndihmuar në krijimin e “njësive të paqes për të mbrojtur vendet
e shenjta të muslimanëve dhe të
krishterëve në Irak, në bashkëpunim me qeverinë.”